Illyria (Balkans) Forums
    > Albania / Shqiperia / Alvania
        > Albanians of Ukraine
New Topic    New Poll

<< Prev Topic | Next Topic >>
Author
Comment
FanNoli
Moderator
Posts: 2390
(8/8/07 11:46 pm)


Albanians of Ukraine
Part 1
www.youtube.com/watch?v=cHmjwY9rmAo

Part 2
www.youtube.com/watch?v=or6gzhV6olg

----------
Independence for Chameria Region!! ~ Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia

IDALB.com Main Site -

Discussion Forum -

Ilirian123
Membrum
Posts: 175
(8/9/07 12:52 am)


Re: Albanians of Ukraine
Ne kanalin televiziv TVSH, para disa kohesh u prezentua nji emision i shkurter per ekzistencen e nji grupi etnik ne Ukraine . Xhirimin e shkurt dokumentar, mbi jeten dhe ekzistencen e ketij grupi etnik e kishte bere nji student nga Shqiperija qe studjonte ne Ukraine. Ky thoshte se ne nji qyteze te Ukraines jetojn ky grup njerzish prej afro 4000 banoresh qe nga vendasit gjithmon jane trajtua si te huaj, prandej ne njifar shkalle kan qene edhe te diskriminuar. Ne ate emision ishte prezent edhe Ambasadori i Shqiperise me funksion ne Ukraine. Ai tha se keta njerez jane shqiptare qe jane vendosur para 200 vjete ne kete territor dhe jane dyndur nga Turqija. Po pse nga Turqija e jo nga Shqiperija (nese jane shqiptare), nuk kishte pyetje e as sqarime te metejshme. Ne prezentimin e nji perfaqesuesi te kesaj popullate, nga fizionomija e jashtme, gjestikulimet, levizjet dhe figura e pergjitheshme nuk mund te krahasoheshin me ate qe Ne jemi mesuar ti verejm tek shqiptaret e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise apo Malit te Zi. Ai dukej nji Rus typik, me floke te kuqrremta, kafke te zgjeruar te fetyres, flitte rusisht dhe te gjitha gjestikulimet tjera i perngjajshin nji rusi te zakonshem. Ai tha se e kan harrua gjuhen shqipe, meqe afro 200 vjet kane qen te izoluar nga shqiptaret. Ambasadori i Shqiperise tha se keta njerez jane dyndyr nga Turqija pikerisht ne vitin 1805, sypozohet duke i hikur nenshtrimit te fes islame. Keta njerez ishin te fes orthodokse, dhe ky perfaqesues flitte me emocione per Shqiperin, per shqiptaret, per Skenderbeun etj. Ai thoshte se si fest tradicionale e festojne shekuj me radhe , Shen-Gjergjin, festen e Gjergj Kastriotit, duke artikullua me nji mburrje te veqant kete argument te tij historik. Ate e treguan me nji insert filmik duke e prere qingjin ne diten e Shengjergjit, dhe thonte se gjaku nuk guxon te pikoj ne toke por ne nji ene, (korite,lavor apo legen etj.). Por kjo origjine e ketij populli i cili qenka dyndur nga Turqija, mund te jet ngatrruar edhe me ndonji popull tjeter, i cili mund te jete edhe popull i vjeter bizantin (meqe qenkan orthodoks), dhe kesi pjestar te ketij populli ende gjinden ne Turqin e sotme, e cila e pat okupue kete teritor me pare dhe e mbane deri ne ditet e sotme. Mund te ken edhe ndonji prejardhje tjeter, por mund te jene edhe vertet shqiptare. Por kjo nuk ka edhe shum rendesi, sepse ata tashme 200 vjete jane asimilue totalisht ne ato rrethana te jetes, dhe cdo popull tjeter, qoft ai shqiptar apo tjeter, jane te huaj dhe te larget per ta.
Por ku asht essenca e ketij aktiviteti historik ?.

Separi, as Ukraina e as Shqiperija nuk humbin asgje ne kete ”rimekambje” historike. Shqiperija fiton ne prestigjin e vet nderkombetar ne planin politik, por edhe ate ekonomik sepse keto grupe etnike, ti quajme simpatizuese te shtetit shqiptare jane nji ure e besimit ne mes te dy shteteve si dhe marredhanjeve bilaterale, tregtare dhe cdo lloji tjeter te komunikimit ne mes dy shteteve.
Ky grup njerzish fiton mbeshtetjen dhe simpatin e shtetit shqiptar, si dhe ndihmen ekonomike dhe financiare per te zhvillua kulturen kombetare shqiptare, por njikohesisht edhe ngritjen kadrovike dhe intelektuale te kesaj mase ne pergjithesi. Sipas fjaleve te Ambasadorit atje veq kishin fillua te mesojne gjuhen shqipe, te permiresohet infrastruktura aty ku jetojne, rruget si dhe planet tjera per permiresimin e jetes se tyre te ndermarrur nga shteti shqiptar, Kjo asht nji plus i madhe per kete popullate, e cila ne fakt gjithmon ka qene e huaja ne ate vend, dhe sigurisht e trajtuar me ulet ne krahasim me popullaten vendase: Me kete, ata ne te vertet e fitojne ate qe iu ka mungua shekuj me radhe nga vendoret, Ata nuk kane kurrfar obligimi ndaj shtetit te Shqiperis, Obligimet e tyre qytetare ata duhet ti rrespektojn ne shtetin ku jetojne. Prandej ketu ne fakt asnjera pale nuk humbe asgje, por qe te trijat fitojne .


PS: Ky postim eshte marre nga nje forum tjeter qe nje user ka ba komentin e vet rreth ketij emisioni .

Edited by: Ilirian123 at: 8/9/07 3:37 am
worldcit
Membrum
Posts: 130
(8/9/07 5:07 pm)


re
para shume vitesh mbase ne vitet 80 kam pare ne televizionin e shkupit ne emisionet shqip nje gazetar qe kish shkuar ne ukraine dhe kish kontaktuar me shqiptare te zhvendosur atje prej shume kohesh. Atje kish pleq, qe ishin intervistuar nga gazetari qe flisnin nje shqipe shume te calet. E kam pare vete emisionin. Une nuk jam i sigurt qe jane te njejtat fshatra apo fshatra te tjere keta qe permenden ne kete rast.

glaukus 001 
Senior Moderator
Posts: 6147
(8/12/07 2:47 pm)


Re: Albanians of Ukraine
Keta qenkan arbereshe Ukraine. :)
Fatkeqesisht video ka cilesi te dobet dhe nuk mund te lexohen plotesisht fjalet e tyre.
Ta bejme temen me te plote me histori permbledhese:

Anglisht:
Quote:
Ethnic Albanians in the Ukraine
Patois and Culture

Alexander Novik
Peter the Great Museum of Anthropology and Ethnography, St. Petersburg
Nowadays, in the Ukraine there are estimated 5,000 ethnic Albanians. They live mainly in villages situated in the Odessa and Zaporozhye regions. Before migrating to the territory of the Russian empire, Albanians had moved from the southeast of present-day Albania into Bulgaria (Varna region) because of the Osmanli invasion.

The language and many elements of their traditional culture are still preserved and maintained in four Albanian villages: Karakurt, Tyushki, Taz and Dzhandran. From ethnolinguistic and linguistic points of view these Albanian villages are of particular interest and value, since they are excellent examples of a "melting pot." Bulgarians and Gagauz live side by side with Albanians in Karakurt; Russians and Ukrainians share the same space with Albanians in the Azov district. It is worth mentioning that in multi-lingual environments Albanian patois retains its original Balkan features. Co-existence and cultural and language interference with different ethnic groups have resulted in the emergence of unique cultural and language peculiarities typical of Albanians settled in the Ukraine.


[]

Historia e shqiptareve ne Ukraine,si kane mbijetuar si te tille
Shkruar nga AGIM XHEMALI

Kater fshatra qe flasin shqip ne veriun e ftohte. Si ruhet tradita gjuhesore dhe traditat zakonore nga komuniteti i shqiptareve atje. Rrefim per shqiptaret qe beshkejetojne mes dy kulturash te largeta.


Gjate udhetimit qe bera nga D.21.09.2006 deri 01.10.2006 ne Ukraine vizitova te kater fshatrat qe jane te banuar nga SHqiptaret qe jane vendosur rrethe vitit -XVIII- dhe ato quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki), dhe Gamovra (Xhandran). Fshati kryesor eshte Karakurt. Keto kater fshatra shqiptare mbijetojne ende dhe sot. Ata kane nje urbanistike te thjeshte, shtepite fillimisht qene ndertuar prej balte te pjekur, me pas u perdor guri i gdhendur dhe u bene me monumentale. Hyrja ne shtepi behei nepermejet dhomes se zjarrit, ne njeren ane qe dhoma e vogel e ndenjjes dhe ne anen tjeter qe dhoma e madhe e miqve.

Ne keto shtepi gatuhet me oxhak,aty ishte furra,(kymbet) dhe prane saje minderi preje balte.Pjesa e brendeshme zbukurohej me qylima dekurative,dhomat kishin mobilje druri.Kishin dhe nje furre ne oborr te shtepise.Prane kater fshatrave kishin kisha ritit lindor.Popullsia shqiptare e ketyre fshatrave i ruajne traditat e veta,kishin folklorin gojor dhe koreografik.Grate thurnin qilima me motive shqiptare dhe perdornin zbukurimet prej argjenti me motive te vjetra.Vathet ishin ne forme unaze ruheshin ne vite kostumet e hershme kombetare si dhe paftate brezit prej arghendi.SHqiptaret fillimisht vendosen ne veri te Odeses 220 km ne fshatin Karakut se bashku me bullgaret dhe gagauzet.

Ne fillim te vitit 1860 nje pjese e fshatit karakut u shperngul ne rajonin e brigjeve te detit Azov rrethe 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje,GJeorgjevka,Gamovra ku jetojne edhe sot qe kete toke ja dhuroje Katerina -II- e Rusise.Gjate udhetimit u takova me shume njerez si kruetare te komunave dhe me te gjithe popullin qe i dhurova Flamurin tone se bashku me imnin,libra rusisht-shqip foto te Madre Terezes,dvd,cd,me kenge e valle shqiptare qe kishin shume malle te gjithe pere ti degjuar.Ata kane nevoje pere ne ata nuke kane njeri tjeter kushe si pere te mesuar gjuhen shqipe.

Ne arkivin e tyre ruhen nje numer i madhe fotografish te vjetra dhe kostume nga 195 vjetesh qe kure kane ardhur ketu.Eshte pere te ardhur keq deri me sote asnje dietare shqiptar i Istitutit te Kultures Popullore nuk ka qene ne fshatrat shqiptare te Odeses.Nuke e kuptoje dot pse nuke kane qene se Komiteti shqiptare ne Odesa mund te shuhet dalengadale pore historia e tyre e mbijetesise duhet harruar pra te veprojme sa me shpejte sa nuke eshte vone.
Te gjithe kishin dicka pere te treguare pere kohen e veshtire qe kane kaluar dhe qe po kalojne se jane shume te varfer me kerkuan qe kerkonin ndimen pere te riparuar 3 shtepi kulture,kisha,dhe uji i pishem qe eshte jashte paramatrava une mora nje bidon 1 liter dhe e kame cuare pere ti bere analizat.PALINA KOSTANDINI puonte ne bibloteke,RADION PANDOR jurist, IVAN KARMYELYEV ishe kryetari i komunes pere 15 vjete, PETRE POPOV nje nenpunes, VITOR STAMATI qe punonte ne zuren e turizmit e shume te tjere.
Kerkohet ndime nga Qeveria Shqiptare,Lidhja Shqiptare ne Bote dhe nga te gjithe shqiptaret brenda dhe jashte Shqiperise

Firenze , 26.03.2007
marre nga
www.traboini.com

- albwatch -

glaukus 001 
Senior Moderator
Posts: 6148
(8/12/07 2:49 pm)


Re: Albanians of Ukraine
Karakurti, fshati shqiptar nė stepat e Ukrainės
Nga Kujtim Boriēi
15-01-2007

Ėshtė i njohur fakti i dhimbshėm i ikjeve masive tė shqiptarėve nga invazionet dhe luftėrat e pushtuesve ndėr shekuj, duke ngritur ngulmime masive nė shumė vende tė Ballkanit, Evropės, Amerikės, Kanadasė, Australisė, e deri nė stepat e largėta ruse. Edhe pse nga kjo ikje e dhimbshme kanė kaluar kufijtė kohorė tė dy-tre shekujve, brezat e shumtė nuk kanė mundur t'i shmangen fenomenit tė asimilimit; ėshtė pėr t'u evidentuar fakti se, pėrgjithėsisht nė kėto ngulmime, banorėt kanė transmetuar tek kėto breza kulturėn, doket, zakonet e traditat shqiptare.

Ndėrsa rasti i fshatit Karakurt, nė stepat e Buxhakut tė Ukrainės, me njė popullsi prej 2704 banorėsh, ku ata me origjinė shqiptare pėrbėjnė 80% tė popullsisė sė fshatit (tė tjerėt vendas, rumunė e bullgarė), ėshtė ndėr rastet mė tė veēanta tė ngulmimeve masive tė shqiptarėve, rreth dy shekuj mė parė. E veēanta e kėtij ngulmimi masiv shqiptarėsh nė stepat e Siberisė, ndėrkohė qė pėrgjithėsisht emigrimet e detyruara tė shekujve mė parė kishin destinacion Amerikėn, Australinė e vendet evropiane, qėndron jo vetėm nė numrin e banorėve, nė gjetjen e kėtij vendi si "atdhe tė dytė", por dhe nga ruajtja pothuaj me fanatizėm e shumė dokeve, traditave, e zakoneve tė pėrcjella nga brezi nė brez, deri nė arshivat vendase e muzeume, e qė pasqyrojnė edhe sot prejardhjen shqiptare tė banorėve, gjė tė cilėn ata e konfirmojnė me kėnaqėsi. Vetėm kohėt e fundit, pas dy shekujsh, intelektualėt e kėtij fshati shqiptar tė Ukrainės, kanė kėmbėngulur tė vendosin kontaktet me tė parėt e tyre, me shtetin amė, me vendlindjen, qė stėrgjyshėrit u detyruan ta braktisin nga pushtimi i egėr otoman. Njė prej intelektualėve dhe specialistėve tė njohur tė Karakurtit, shqiptari Fjodor Dermentli, drejtor i Uzinės sė Tubave tė Harcizkut, profesor e deputet qė prej 25 vjetėsh, sot 70-vjeē, nuk ka reshtur sė investuar gjatė gjithė jetės sė tij, pėr tė njohur e pasqyruar prejardhjen shqiptare tė bashkėfshatarėve tė tij, kulturėn e traditat, duke kėmbėngulur e punuar gjithashtu, pėr vendosjen e urave lidhėse me vendlindjen e tė parėve. Pėrpjekja mė serioze nė kėtė fushė e Dermentliut, sė bashku me bashkėpunėtorėt e tij, krahas punės sė bėrė pėr ruajtjen e njohjen e historisė dhe traditave nga brezat, ėshtė dhe botimi i librit tė tij "Duke fletuar fletėt e kujtimeve", i sjellė sė fundi nė shqip nga Anna Shost (pėrkthyese) e Anna Zabellova, si redaktore. Sipas autorit tė kėtij libri, referuar arshivave zyrtare dhe ruse, ngulmimi shqiptar nė stepat e largėta tė Ukrainės, ku janė shumėfishuar e jetojnė dhe sot, ėshtė nė vazhdėn e largimeve masive tė shqiptarėve pas luftės Ruso-Turke (1771-1774), ku shumė luftėtarė shqiptarė ishin pjesėmarrės aktivė pėr ēlirimin nga pushtimi turk. Pas nėnshkrimit tė paqes nė vitin 1975, shumė shqiptarė qė ngulmimet e para i kishin nė Bullgari (nė shumicė nė fshatrat Poroishte, Eskiarmutllar, Zagrad, Dobrina, Devina etj.), u rishpėrngulėn mė thellė drejt Lindjes, ku ndėr tė parėt, ėshtė ngulmimi shqiptar afėr Krimesė, nė fshatin Arnaudovska, e qė sot thirret Aleksandrovka. Edhe paraardhėsit e shqiptarėve tė sotėm tė Karakurtit, rezultojnė qė tė jenė tė rishpėrngulur nga Bullgaria pėr nė stepat e Ukrainės, nė vitet 1809-1813. Siē konfirmon Dermentli, nėpėrmjet dokumenteve arkivore, shqiptarėt e fshatrave Dizdar, Eski-Arnautllar, Devnja, qė ndodheshin midis Varnės e Plovadisė, tė rrėnuar nga lufta, por me kokėn lart, u shtynė nė thellėsi tė tokave ruse nė Lindje, duke u vendosur nė Zaporishje (midis Militopolit dhe detit Azov), pėrkatėsisht nė fshatrat Gamovka, Georgievska e Karakurt. "Raca e fortė shqiptare, edhe njė herė e tregoi vitalitetin e saj nė vendbanimin e ri. Ata ishin njė grusht i vogėl njerėzish analfabetė, gjysmė tė uritur, qė dukeshin tė dobėt nga jashtė, por tė fortė shpirtėrisht. Duke kapėrcyer dhe mė shumė se 1000 kilometra, duke provuar shumė vėshtirėsi e fatkeqėsi, gjetėn pėr vete dhe pasardhėsit e tyre, atdheun e ri, jetėn e re",- konfirmon korēare Dermentli. Ndėrsa historia e shpėrnguljes sė dhimbshme deri nė ngulmimin nė Karakurt, ambientimi me jetėn e atjeshme, si u shumuan, si jetonin e jetojnė, si kėnduan e kėndojnė shqip, si i bėjnė dasmat e si i pėrcjellin zakonet shqiptare brezave, ai jep hollėsi tė plota e interesante nė librin e tij.

Rivendosja e urės lidhėse me shtetin amė

Vetėm vitet e fundit, falė pėrpjekjeve tė Fjodor Dermentit dhe Xhevat Rirės, Konsullit tė Ukrainės nė Shqipėri, banorėt e Karakurtit tė largėt, mundėn qė t'i vendosin urat e komunikimit me vendlindjen e tyre, me Shqipėrinė. Por, sipas Rirės, ky ėshtė vetėm fillimi, pasi nė tė ardhmen janė nė projekt njė sėrė aktivitetesh tė ndėrsjella kulturore, pėr tė forcuar njė bashkėpunim tė ndėrprerė prej gati dy shekujsh. Ndėrsa Petraq Konomi, njė prej njerėzve qė ka udhėtuar pak kohė mė parė nė Ukrainė, tek shqiptarėt e atjeshėm, pohon se ėshtė befasuar nga gjithēka qė kėta banorė kanė mundur tė bėjnė, pėr mėnyrėn e jetesės, rritjen e mirėqenies vetėm me punė (bujqėsi, zejtari, blegtori), e deri tek veshjet tradicionale, kėngėt e lashta, ritet e dasmave, qė nuk ka mundur t'i fshijė koha dhe erozioni i asimilimit. Njė nga ndėrmarrjet fundit, nė tė mirė tė forcimit tė bashkėpunimit tė karakurtasve tė largėt me vendlindjen, shton mė tej Konomi, ėshtė dhe dėrgimi atje, me pėrkujdesjen e Rirės, njė numėr tė konsiderueshėm abetaresh e librave tė tjerė shqip, nė mėnyrė qė gjuha e nėnės tė mėsohet nė bankat e shkollės, nė fshatin e largėt shqiptar nė stepėn ruse.

Duke shfletuar fletėt e kujtimeve

(Fragmente nga libri i Fjodor Dermentli)

Nė vitin 1811, nė anėn e majtė tė liqenit Jallpug, pranė lumit Sarllig, tė shpėrngulurit shqiptarė nga viset bullgare, themeluan koloninė Karakurt. Numri i vogėl i shqiptarėve u vendos nė fshatin Tabak dhe nė fshatrat fqinjė, Verhnebuxhakskinj dhe Kagullo-Prutskij.

...Ndėr 20 familjet e para shqiptare nė Karakurt, ishte vetėm njė familje me emrin Dermentli. Nė katundin e sotėm Zhovtnjevoje (Karakurt), sipas tė dhėnave tė regjistrimit tė popullsisė sė Ukrainės pėr vitin 2001, jetojnė 2704 banorė, 80 pėr qind e tė cilėve janė shqiptarė dhe shumė veta prej tyre kanė mbiemrin Dermentli. Tė gjithė ata janė tė afėrmit e mi, apo tė largėt tė fisit. Pikėrisht, kjo mė jep tė drejtėn tė them se kryesisht, historia e familjes sime, e fisit tim, ėshtė pjesė e historisė sė katundit tonė. Dhe u pėrpoqa qė me punėn time, tė bashkėpunėtorėve, me dėshmitė e gjalla e me gėrmime tė shumta nė arshiva, tė rrėmoj nė rrėnjėt tona tė pėrbashkėta... E pėrsa nxorėm nė dritė, jemi krenarė e themi: "Po ul kokėn para jush, stėrgjyshėrit e mi!". Shqiptarėt e sapoardhur nė katundin tonė rreth dy shekuj mė parė, e mė vonė, jetonin nė rrugė tė veēanta, ku gjuha dhe traditat ruheshin me fanatizėm nė ēdo familje. Emri i katundit tonė, Karakurt, pėrkthehet "merimangė e zezė". Kjo lidhej, sipas legjendės, me themelimin e katundit tonė pranė liqenit Jallpug, ku tė parėt tanė gjetėn shushunja tė zeza mjekėsore. Tė parėt tanė e brezat e sotėm nė kėtė katund, ruanin e ruajnė ritet e vendlindjes sė shtetit amė. Kujtoj se, qė kur isha fėmijė, nė familjen tonė tė madhe, ashtu si dhe familjet e tjera shqiptare, bėheshin si tė themi, me njė orar strikt. Kishim njė ekonomi tė vogėl qė pėrbėhej nga ara, kopshti, bahēja, bagėtia dhe zogj. T'i mbaje gjithė kėto, duhej punė e rėndė fizike. Punonin tė gjithė, edhe fėmijėt, edhe tė rriturit... Mbaj mend se, qė nė fėmijėri, nėna kėndonte bukur kėngė shqiptare, e unė ia kėrkoja shpesh kėtė. Kujtoj shumė prej tyre. Ėshtė njė kėngė shumė e trishtuar: "Kur bie shi, ne qajmė pėr ty/ Kur bubullin ne tė ujitim me lot/ Kur vetėtin ne ndezim qirinj/ Kur bie mjegull ne ndezim temjan...". Duhet thėnė se nė fshatin tonė, shqiptarėt e ardhur, respektonin ritet fetare tė krishtera, kurorėzoheshim, pagėzonim fėmijėt. Por shpesh nėna, nė vendt tė "Zot na ndihmo!", ose "Zot na shpėto!", thoshte "Allah verdi", duke ju drejtuar Zotit mysliman. Brezat e shqiptarėve tė Karakurtit, pėr shumė arsye, edhe pėr shkak tė klimės e vendit tė largėt, vuanin, por me mund jetonin e jetojnė mirė. Por nė vitet e vona, 1940-1941, ata qė ishin tė pasur, nuk i shpėtuan internimit. Tek ne nuk thoshim "I internojnė nė Siberi!", por thoshin "I internojnė nė Rusi!". Familja jonė nuk u prek nga kjo, pasi ishim tė varfėr, jetonim mirė me punė...!".

Ceremonia e dasmės

Krejt e veēantė ėshtė tradita e trashėguar e dasmės, nė fshatin shqiptar Karakurt tė Ukrainės. Zgjedhja e dhėndrit dhe nuses, nė traditė, ėshtė punė e prindėrve dhe jo e tė rinjve. Merrej parasysh pasuria, prika, sasia e tokės, ekonomia. Ndodhte qė tė rinjtė tė mos e njihnin njėri-tjetrin deri nė ditėn e dasmės. Nė rast se bihej dakord mes krushqve, caktonin ditėn e "rurit", ditėn kur prindėrit e nuses bėjnė njė mbrėmje pėrpara dasmės. Nė kėtė mbrėmje janė krushq e kumbarė, tė cilėt hanė, pinė e argėtohen gjatė gjithė natės. Nė mėngjes, krushqit me gjėrat e pajės shėtisin nėpėr fshat. Nė rast se nusja ėshtė e pasur, dy krushq; nėse ajo ka pak pajė, njė krushk. Tė gjithė pajėn (peshqirė, ēarēafė, kėmisha, pėlhurė etj.), i mban nė sup krushku, ndėrsa nė kokė mban jastėkun. Njė javė pas saj, detyrimisht tė shtunėn, ėshtė fejesa. Nė shtėpinė e nuses mblidhen prindėrit e dy tė rinjve, dhėndri e nusja, ku shohin dhe njėri-tjetrin. Nuk ulen nė tavolinė derisa nusja tė puthė duart e tė gjithėve, pėrfshi dhe dhėndrin. Bie dakord pėr ditėn e dasmės. Nusja rri nė shtėpi deri ditėn e dasmės. Ceremonia fillon tė enjten, si nė shtėpinė e dhėndrit, ashtu dhe tė nuses. Tė premten ėshtė dita e ftesave pėr dasmė pėr krushqit e tė afėrmit, ftohen dhe tė rinj. Ata zgjedhin "kryetarin" i cili mbanė nė duar "gillgillin", njė katruve druri me verė. I japin, sė pari, njė gllėnjkė verė tė zotit tė shtėpisė. Mė pas, rinia nga ana e dhėndrit shkon nė shtėpinė e nuses, ndėrsa ajo nga ana e nuses, nė atė tė dhėndrit, ku argėtohen e mė pas shpėrndahen. Nė dasmėn e nuses, tė shtunėn nė mbrėmje shkon dhėndri me shokėt e tij. Kėrcejnė e argėtohen tė gjithė, me pėrjashtim tė dhėndrit e tė nuses, qė rrinė mėnjanė. Dasma tek dhėndri bėhet tė dielėn. Tė dy anėt kanė tė ftuarit e tyre. Nė rast se ėshtė verė a vjeshtė, zgjedhin njė karrocė me kuaj dhe shkojnė tė marrin kumbarin, nė rast se ėshtė dimėr, atėherė shkojnė me slita. Tani, nė ceremoninė e dasmės, nė plan tė parė del kumbari. Pasi atė e kanė marrė nga shtėpia, shkojnė tek nusja. Krushqit ulen nė njė tavolinė bashkė me kumbarin. Kumbari me nėnkumbarėt, hyn nė dhomėn ku rri nusja me shoqet e saj. Kumbari e vesh nusen me kostumin (fustanin) e nusėrisė, e njė nga nėnkumbarėt kėndon kėngė. Kėnga ėshtė melankolike, qė e bėn nusen tė qajė, se ajo po ikėn nga shtėpia e prindėrve. Pasi ėshtė veshur nusja, sjellin dhėndrin, dhe nė dhomė rrinė tė rinjtė, bashkė me prindėrit e nuses. Dhėndri e nusja rrinė nė gjunjė, e puthin duart e gjunjėt e prindėrve. Hyjnė ndėrkohė miqtė e dhėndrit dhe i japin paratė sa pėr pajėn e nuses. Kumbari me kumbarėn marrin pėrdore ēiftin, pėr tė kėrcyer sė bashku. Pastaj ēifti hyn nė dhomė dhe ndahet me shtėpinė e nuses. Tani, babai ose vėllai i nuses e nxjerrin pėrdore. Dhėndri e nusja mbajnė nė duar qirinj tė ndezur. Para se ēifti tė kalojė pragun e tė dalė nė rrugė, nėna e nuses i bekon ata, duke u hedhur kokrra gruri, monedha e karamele. Kjo do tė thotė, qė jeta e tyre tė jetė pėrherė e ėmbėl, tė kenė para e buka tė mos u mungojė ndonjėherė nė tavolinė. Para ēiftit vendosin njė shufėr hekuri dhe e lagin me ujė. Kjo do tė thotė qė do tė kapėrcejnė sė bashku tė gjitha pengesat e vėshtirėsitė. Tek porta, para se nusja tė hipė nė karrocė, shoqet e saj kėrkojnė paratė pėr nusen dhe i marrin ato. Nga kėtu, ēifti shkon nė kishė, e nga aty nė shtėpinė e dhėndrit. Tek dera, nėna dhe babai i dhėndrit takojnė ēiftin dhe u japin dhurata, qė t'i shohin tė gjithė. Hyjnė nė shtėpi, rinia ēon kumbarėt nė shtėpinė e tyre dhe tė afėrmit shtrojnė tavolinat. Kur tė gjithė tė ftuarit janė mbledhur, shkohet e rimerret kumbara. Vjen ai, e tė gjithė ulen nė tavolina. Nusja me dhėndrin janė nė njė dhomė tjetėr, me shokėt e shoqet e tyre. Prindėrit e dhėndrit i dhurojnė kumbarit dhuratat, ndėrkohė qė ēifti qėndron para kumbarės me qirinj nė duar. Nga mesnata, dilet nė rrugė e kėrcehet valle. Dhėndri e nusja, pėrmbysin dy kova tė mbushura me ujė. Ai qė e pėrmbys i pari do ta marrė dhe do tė hyjė i pari nė kėtė shtėpi, e do tė jetė kryetari i shtėpisė. Argėtimi vazhdon deri nė mėngjes. Tė hėnėn nė mėngjes ēojnė kumbarėn nė shtėpi, e festojnė atje deri nė drekė. Kthehen nė shtėpinė e nuses, kėndojnė e kėrcejnė, e pastaj shkojnė tek dhėndri. Tė martėn (para-prapa), kushėrinjtė mė tė afėrt tė dhėndrit, sė bashku me dhėndrin e nusen ecin mė kėmbė nėpėr fshat me muzikė, deri nė shtėpinė e nuses, ku i presin tė afėrmit e saj. Dhe pritėsit u japin dhurata ēiftit. Nusja kėtė ditė ėshtė pa vello, me veshjen e dasmės, duke treguar se tashmė ėshtė grua e martuar. Rikthehet festa pastaj nė shtėpinė e dhėndrit, ku ēifti u ndan ėmbėlsira e japin dhurata. Kėtu mbaron dasma. Mė vonė, gjatė njė muaj, nusja ēdo mbrėmje duhet t'i lajė kėmbėt vjehrrit e vjehrrės, duke treguar se i respekton njerėzit e burrit. Dhe nėse dikush vjen nė shtėpi, nusja e re duhet t'i puthė duart nė respekt pėr tė moshuarit.

- albwatch -

<< Prev Topic | Next Topic >>


Email This To a Friend Email This To a Friend
Topic Control Image Topic Commands
Click to receive email notification of replies Click to receive email notification of replies
Click to stop receiving email notification of replies Click to stop receiving email notification of replies
jump to:

- Illyria (Balkans) Forums - Albania / Shqiperia / Alvania - Balkan Links (1200+) -

Powered By ezboard® Ver. 7.32
Copyright ©1999-2007 ezboard, Inc.