Illyria (Balkans) Forums
    > - Provocative Politics and Propaganda: Focus > ALBANIANS -
        > Bust i madh i turkut Hasan Riza Pasha ne qender te Shkodres
New Topic    New Poll    Add Reply

<< Prev Topic | Next Topic >>
Author
Comment
glaukus 001 
Senior Moderator
Posts: 5441
(2/10/07 9:47 pm)
Reply

Bust i madh i turkut Hasan Riza Pasha ne qender te Shkodres
12 Dhjetor 2006 - 10:17

Shkoder-Brenda pak ditėve do tė pėrurohet nė Shkodėr busti i komandantit tė shquar turk, Hasan Riza Pasha, i cili nė vitin 1913 mbrojti heroikisht qytetin verior nga ushtritė malazeze. Pas “OK”-it tė dhėnė nga Kėshilli Bashkiak i kėtij qyteti, monumenti i ushtarakut qė bėri emėr nė Luftėn Ballkanike e qė kontribuoi nė bashkimin e banorėve tė rajonit verior kundėr pushtuesve serbo-malazezė, po ngrihet tek lulishtja e shatėrvanit, pėrballė ndėrtesės sė Prefekturės sė Shkodrės. Ėshtė qeveria turke ajo qė ka
bėrė tė mundur financimin pėr ngritjen e bustit, nėn tė cilin do tė vendosen eshtrat e Hasan Riza Pashės, qė aktualisht ndodhen nė varrezat e Komenajt. Burime zyrtare nga Bashkia e Shkodrės, bėjnė me dije se lulishtes ku po ngrihet monumenti, do t’i vihet emri i Riza
Pashės. Ushtaraku i famshėm turk u vra me plumba pas shpine, mė 30 janar tė vitit 1913, teksa po dilte nga shtėpia e Esat Pashės. Ai kishte shkuar pėr tė diskutuar nė lidhje me organizimin e shqiptarėve nė njė kryengritje tė armatosur kundėr forcave armike.

BUSTI
Nė fund tė tetorit tė kėtij viti, Kėshilli Bashkiak i Shkodrės
miratoi kėrkesėn e shoqatės “Miqėsi Shqipėri-Turqi”, pėr ngritjen nė qendėr tė kėtij qyteti tė bustit tė Hasan Riza Pashės. Vetėm pak ditė mė pas, me financimin e qeverisė turke nisėn punimet pėr ngritjen e monumentit tė komandantit tė famshėm turk. Aktualisht po
vazhdojnė punimet, tė cilat pritet tė pėrfundojnė brenda pak ditėve.
Sipas bashkiakėve, busti po ngrihet pėrballė ndėrtesės sė
Prefekturės sė Shkodrės, dhe kjo nė shenjė nderimi e mirėnjohjeje pėr kontributin e paēmuar qė dha nė Luftėn Ballkanike Hasan Riza Pasha.

HISTORIA
Pashai heroik osman, Hasan Riza Pasha ka lindur nė vitin 1871 nė zonėn e Tosya-s, nė Prefekturėn e Kostamonus. Mė 11 korrik tė vitit 1911, ai emėrohet komandant i Divizionit tė 24 tė ushtrisė turke nė Shkodėr dhe mė pas, me largimin nga detyra tė prefektit tė Shkodrės, Hajri Beut (mė 1912), emėrohet prefekt i Shkodrės. E ndėrsa mė 8 tetor tė vitit 1912 popujt e Ballkanit i shpallėn luftė Perandorisė
Osmane, ushtritė bullgare u hodhėn nė sulm nė zonėn e Trakia-sė Perėndimore, ndėrsa ato malazeze filluan sulmin nė tre fronte pėr pushtimin e Shkodrės. Komandanti turk Hasan Riza Pasha, me divizionin e tij ndali sulmet armike. Gjatė Luftės Ballkanike, ai bėri tė pamundurėn pėr tė tėrhequr nė anėn e osmanllinjėve, shqiptarėt qė jetonin nė zonat pėrreth. Hasan Riza Pasha u vra mė 30 janar tė vitit 1913, nė njė atentat nga tre persona, teksa po dilte
nga shtėpia e Esat Pashės. Pėr shėrbimin e bėrė nė mbrojtjen e Shkodrės, me urdhėr tė sulltanit iu dha grada gjeneral brigade. Por pėr fat tė keq, ai nuk e mori dot kurrė njoftimin e emėrimit.
mare nga balkanweb.com - shkodraonline.com

- albwatch -

glaukus 001 
Senior Moderator
Posts: 5442
(2/10/07 9:57 pm)
Reply

Re: Bust i madh i turkut Hasan Riza Pasha ne qender te Shkod
TURKOKALLET
nga KOLEC TRABOINI - lidhja


Hasan Riza Pasha, komandanti turk, do na shfaqet me
nje shtatore ne mes te Shkodres duke na i lene herojt
kombetare pas bythe…


Ne mes te Tiranes eshte nje statuje e shemtuar e nje
turkoshaku, Sulejman Pashes, ndersa Shkodra per
karshillek si e kundershtoi vendosjen e bustit te Nene
Terezes ne hyrje te qytetit ben kabull me ngrit ne mes
te Miletbaces shtatoren e turkut Hasan Riza Pasha, me
parate e Turqise, kur vendi e kryevendi ne qender te
Shkodres nuk u takon Hasaneve te Turqise por Ded Gjo
Lulit e trimave te Hotit, qe me luftrat, trimerine e
gjakun e tyre, bene qe emri i Shqiperise dhe i kauzes
shqiptare te degjohej kudo ne Europe, madje dhe ne
Amerike duke cilesuar se malsoret i kthyen vatrat e
trojet e tyre te pergjakura ne Termopilet shqiptare.
Natyrisht Hasan Rizase nuk i duhet harruar akti qe
beri e per kete mjafton nje pllake perkujtimore ne
bedenat a hyrje te kalase se Rozafes. Dua te them se
nuk kam kurrfare urrejtje per Hasan Rizane, edhe per
faktin sepse im ate gjate Rrethimit te Shkodres ka
bashkpunuar me te per te organizuar rezistencen kunder
rrethimit malazeze.
Mirepo a ngopen me nje pllake turkokallet ( sic
thoshte Lasgushi) e Tiranes e te Shkodres?
Mire e kishte shkodrani Paul Tedeschini, qe ne nje
shkrim te shkurter plot indinjate, thoshte se ky akt
eshte faqja e zeze e Shkodres, qe i le turkokallet te
ngreje shtatoret e pushtuesve( sepse Hasan Rizaja ka
ardhur ne Shkoder si pushtues e qellimi i tij paresor
nuk ka qene pavaresimi i Shqiperise por nxjerrja e
forcave ushtarake turke pa u demtuar nga rrethimi e
per ti kthyer me pas ne Stamboll.
).
Le ta dime mire se nje popull qe i ngre permendore
pushtuesve, ai eshte harrami i vetes. Sipas ketyre
turkomemurve te politikes e te pushtetit, me kot
lodhet ne perpjekje te stermundimeshme per te na
shfaqur europian kah indentiteti, Ismail Kadare, kur
shkrimtari yne me emer ne bote, qofte dhe vetem per
kete meriton nderimin prej nesh si shqiptare, e jo te
ndragemi duke u marre ligesisht e krejt amoralisht me
jeten personale te tij apo te familjes. Nuk jam ithar
i Kadarese, me jane dukur neveritese rrokanisje
servile librat e Shaban Sinanit e Maks Velos per ta
bere me cdo kusht shkrimtarin krejt pa arsye e nevoje
disident. Si kunderveprim u ndez flakadanin
antikadare, absurd edhe ky. Sepse nuk mund as ta
mbrojme e as ta sulmojme Kadarene me flamure
haxhiqamiliste apo turkoshake ne dore se behemi
qesharake ne sy te botes. Ka plot menyra per te bere
kritika letrare te kulturuara.
Desha te shtoj se, ka plot emra shkodranesh e
venecianesh trima qe i ka permendun Marin Barleti ne
vepren e vet, te cilet per 10 vjet u qendruan hordhive
mizore te lindjes, ju kujtoj nje emer "nje burre i
urte e trim Jakob Moneta", "Arkitekt Donati
komandanti i artilerise se keshtjelles" , ne rezistence
dhjete vjet qe nuk jane 10 dite, dhe kurrkund ndonje
pllake perkujtimore per ta nuk ka. Emrat nuk ua di
kurrkush, nderkohe qe emrin e Sules me brekushe
Anadolli ne mes te Tiranes e di gjithkush. U jane
prere kokat 300 djemeve te rinje luftetare qe mbrojten
Kalane e Drishtit te cilet, te mbetur pa buke e pa
uje u dorezuan ne bese. Por besen e dhene turqit e
hengren me buke dhe u prene kokat nje e nga nje
djemeve shqiptare te Drishtit, ne portat e kalase se
Shkodres, qe ti dekurajonin mbrojtesit qe nuk
trandeshin. E kurrkund nje tabele a nje pllake per 300
koka luftetaresh shqiptare nuk ka. Madje as ne Drisht
ne muret e kalase se lashte qe e rrenuan hordhite
mizore te pushtuesve osmane, nuk ka.
Po fundja le te
parodizojme mentalitetin e turkokalleve tane…E pse te
kete buste e pllaka per luftetaret shqiptare? A nuk
jane mjaft keto te Suleve e te Hasaneve te osmanise.
Ded Gjo Luli e Hasan Prishtina, Hil Mosi e Kole
Idromeno, Nik Gjelosh Luli e Mirash Luca, Kol Ded Ded
Gjo Luli e Kol Marash Vata, le te presin, do tu gjej
bashkija e Shkodres mbas nja 25 vjetesh ndonje skute,
qe te mos t'i dije e mos t'i shohi kurrkush.
Desha te ve ne dukje se ne vitin 1990 kam realizuar
nje film dokumentar "Deshmi nga Barleti" me skenar e
regji timen dhe operator Ibrahim Kasapi piktor Gazmend
Leka, qe eshte shpallur filmi me i mire i Kinostudios
per ate vit, e ky film rri i harruar per tu prishur ne
arkivat e Albafilmit sepse kurrkush nuk merr persiper
ta shfaqe neper evinimente historike, sepse ne ate
film shqiptaret luftojne kunder turqeve. Shtrohet
pyetja se shqiptaret luftuan thjeshte per trill apo me
gjakun e tyre mbrojten lirine, familjet e atdheun e
vet. A ishin a nuk ishin turqit pushtues te Shqiperise
per peseqindvjet. E ne qofte se ndokush e ndjen vehten
turk, e urren qendresen shqiptare, ai shume mire mund
te shpallet minoritet, e kurrkush nuk mund ti imponoje
as urrejtje e as dashuri. Dikush do te thote se kete
kapitull e ka mbyllur Zogu me nje akt marrveshje me
Turqine qe te gjitha ata qe ndjeheshin turq te iknin
ne Turqi. E verteta eshte se megjithese ka patur plot
turq ne Shqiperi, shume pak kane ikur sepse kishin ne
Shqiperi prona. Zogu atehere te gjitha ata qe mbeten i
quajti zyrtarisht shqiptare. Mirepo historia ka
treguar se kombesia nuk mund te behet e cbehet me
dekrete, se akti i Ahmet Zogut mund te duket
nacionalist por ne te vertete ishte nje akt qe ne
aparence e mbyllte nje kapitull, ate te minoritetit
turk ne Shqiperi, por qe nuk mund te shuante aq lehte
lidhjet shpirterore me rrenjet e vjetra ne Stamboll. E
ja ku tashme nen emrin e nacionalisteve shqiptare na
shfaqen turkokallet sa ne Tirane ne Shkoder e gjetke,
madje duke u a prishur mendjen edhe turmave e duke u
fshehur pas perkatesise fetare.
Kurre nuk te mbushet mendja se nuk ka ende
qytetare shqiptare me origjine turke ne Shqiperi qe
kane aspiratat e tyre ne lidhjet me Turqine e mbare
Arabine. Ne kete rast krejt me e mire do te ishte qe
ata te kishin shoqaten e tyre, boterisht te njohur,
legalisht te miratuar, se sa te tille njerez me gjak e
mentalitet turk, te veprojne ne emer te shqiptareve e
ti manipulojne shqiptaret e besimit mysliman duke
folur ne emer te tyre.
Nje nene e mocme shkodrane myslimane u ndodh
perballe pyetjes se si e bete ket pune ju shkodranet
qe e kundershtuat vendosjen e bustit te nene Terezes.
Nena shkodrane nga nje familje e nderuar atdhetare
myslimane e Shkodres tha: "Moj nane, jua ktheu ajo,
kqyrni mire se ata qe e kane kundershtue nane Terezen
nuk jane shkodrane…"

Ndoshta ne kohen e Zogut ai ligj i riatdhesimit
te turqeve ka qene i mire, mirepo per kohen
tanivoneshme po tregon se ai ligj me shume ka prishur
se ka ndrequr pune.
Sepse kurrkush nuk do te thoshte se shqiptaret e
shkodres, shkodranet kombetar( pavaresisht fese) e
kane kundershtue vendosjen e bustit te Nene Terezes,
por do te thonin se shoqata e minoritetit turk shpreh
kundershtine e vet. Mirepo kush do tua varte atyre?
Tani kemi nje realitet te tille. Tashme ne nuk
kemi minoritet turk cfare do te ishte fare e thjeshte
e pa probleme, por nje amalgame ne thelb turke e ne
shfaqje shqiptare, pra turkokallet te cilet flasin ne
emer te shqiptareve e mjerisht ne emer te shumices
sepse e indentifikojne vehten me mbare popullsine
myslimane, cfare eshte nje absurditet.
Mirepo turkokalle nuk ka vetem ne turmat, ka ne
radhe te administrates, te politikes, te shtetit, te
klerikeve e kudo e te gjithe keta, turkokallet e
sotem, te pushtetit, te polikes, por edhe ata qe
manipulojne turmat injorante, e urrejne cmendurisht
historine e Shqiperise. Jane pikerisht keta qe e futen
Shqiperine ne Kotecin e Vendeve Islamike pa ju bere
syri terr.

Prandaj rri per shtate pale qejfe Sulejman Pash
Turkoshaku me brekushe ne mes te Tiranes, e per kete
Hasan Riza Pasha, komandanti turk, do na shfaqet me
nje shtatore ne mes te Shkodres duke na i lene herojt
kombetare pas bythe…
Mjer Shqiperia ke ka ne krye, e mjer ai popull qe
le turkokallet te tallen me gjakun e bijeve te vet
martire duke i mohuar ata e duke vene ne peidestal
pushtuesit qe na kane mbajtur nen zgjedhe pese shekuj.
Boston 2007

- albwatch -

SULIOT 
Amicus
Posts: 2547
(2/10/07 10:50 pm)
Reply

Re: Bust i madh i turkut Hasan Riza Pasha ne qender te Shkod
ku i gjen kto artikuj idiotesk o glakus aman? c'te keqe ka se po i ngrejn nje shtatore hasan rizes? me c'te drejt i quan ky psikopat bashkiakune shkodres turkokall? hasan riza ishte nje njeri qe beri te pamunduren per te mbrojtur shkodren kur gjithe gjeneralet e tjere turq e lane kosoven ne dore te serbise pa asnje lloj lufte. ishte po ky njeri qe i mblodhi te gjithe njerezit pereth dhe i bashkoi per te luftuar serbin, po ky njeri bere te pamunduren qe shqiperia te formoheshe si shtet. c'rendesi ka se ishte turk apo jo? ai mundet te kete qene edhe kinez mua s'do me intersonte fare. kur nje turk ben me shume per te mbrojtur nje qytet shqitpar sesa esat pashe toptani qe ja dha ne dor serbit, cfare tregon kjo per ne ne realitet. ai me vertet mundet te kete qene turk po per mua eshte me shqiptar sesa shqiptaret vete. dhe ne fund te fundit, te nderosh nje turk qe dha kete kontribut te madh per mbrojtjen e shqiperise nuk do te thote te nderosh turqizmi. me c'te drejt i quan ky keto njerez turkokall kot? me duket se c'do hajvan me nje kompjuter ne dor eshte bere shkrimtar ne shqiperi.

une se dija qe marrdheniet nderfetare qenkan kaq keq ne shkoder. nga te dyja anet vetem shpifje degjon, shkodra po shkone ne orgigjinen e vete, hoxhaismi ishte vetem dicka e perkohshme.

---------------------------------

Bashkim Gazidede for Archbishop of Albania!

glaukus 001 
Senior Moderator
Posts: 5443
(2/10/07 11:19 pm)
Reply

Re: Bust i madh i turkut Hasan Riza Pasha ne qender te Shkod
Pse bera ndonje koment une qe te ngriti nervat ty? Drejtoju Traboinit ose shkrimit te tij.

Se shpejti ketu do shohesh suartat te hidhen ne mbrojtje te flakte per bustin e osmanistit, jo turkut.
Sepse ishte po ai Suart qe po na i qahet botes (ne anglisht) ne forum se gjoja te krishteret e paskan marre ne dore Shqiperine ne cdo drejtim. E sheh pra nevojshmerine e "artikujve idioteske" ....

Por jane pikerisht nje pjese e ketyre muslimaneve shqiptare qe u corren per punen e bustit te vogel te nenes Tereze, dhe qe me siguri ia "sugjeruan" shoqates Shqiperi-Turqi per te vendosur nje turk ne qender te Shkodres. E ndjen paralelizmin e tipit "flake per flake"? Per me teper eshte tregues i kembenguljes se muslimaneve te rinj shqiptare qe nuk po rreshtin per te na miqesuar me perandorine Osmane e te na e bejne ate sa me te mire & tolerante, se te ishte se e benin per Turqine do ishte pak me ndryshe.

Pjeset djegese te bustit:

- vendosur ne pjese qendrore te qytetit
- eshte i nje madhesie, dominimi e lartesie te konsiderueshme
- ngjall ndjenja te perziera mqs eshte simbol i nje perandorie qe po ashtu vrau & preu shqiptare e na la jashte plot troje shqiptare

Duket se tek ne po ndodh e kunderta e asaj qe po ngjet ne vende te tjera me perandori me te aferta ... (shembull)

- albwatch -

SULIOT 
Amicus
Posts: 2548
(2/10/07 11:42 pm)
Reply

Re: Bust i madh i turkut Hasan Riza Pasha ne qender te Shkod
fakti qe solle kete artikull edhe tregon se cfare mendon ti konkretisht. nuk po flasim tani per here te pare, i di mire mendimet e tua mbi islamin.

se sa cirret suart kari per hasanin mua s'me rruhet shume. une di qe beri te pamunduren per ta mbrojtur shkodren edhe e meriton nje statuj atje. le te jete ne qender le te jete kudo. vendimin e ka mar bashkiaku i qyetetit, neqoftese shkodraneve nuk i pelqen atehere le te votojn per nje bashkiak tjeter ne zgjedhjet lokale.

tashti konkretisht ku e shikon nevojen e ketij artikulli? nje psikopat qe vjell vrer per nje komunitet te tere dhe i quan turkokall te gjiteh qeverine vetem sepse po vejn nje statuj ne qytet. kjo hap vetem percarje asnje gje tjeter. i duket keq jesuitit qe po i bejn nje permendore turkut dhe jo italianit jakob mokena? atehere le te mbledhin dhe keto fondet e tyre dhe t'ja bejn nje permendore dhe atij, me te madhe se hasanit. nuk i ndalon njeri. te tregosh mirenjohje per nje turk qe beri te pamunduren per te mbrojtur truallin shqiptar nuk eshte njesoj me mbrojtjen e perandorise osman ne pergjithesi, e kam thene kete me perpara. turqia tani esht aleatja jone, nuk jetojme me ne mesjete. se cfare kane ndermend antaret e bashkesise turqi-shqiperine nuk me intereson mua, ne fund te fundit nuk po i ngrejn statuj ballaban pashes.

ai shembulli mu duk sipak pa kontekst per temen/.

---------------------------------

Bashkim Gazidede for Archbishop of Albania!

glaukus 001 
Senior Moderator
Posts: 5445
(2/11/07 12:02 am)
Reply

Re: Bust i madh i turkut Hasan Riza Pasha ne qender te Shkod
Mos sot, neser dikush tjeter do e hapte kete teme.

Me rradhe eshte kjo pune: dje Tereza, sot Hasani, se edhe medalja 2 ane ka.

Ti e the mendimin tend, tani ler dhe te tjeret te shprehen.

Percarje?
Percarje sjellin goret qe lehen aq fort kunder nenes Tereze e nuk lane gje pa thene ndaj shqiptareve qe jane vertete shembuj paqeje. Sic e sheh un nuk po kerkoj qe te hiqet busti i Hasanit.

Shembulli i mesiperm e ka kontekstin paralel: perandorite e pergjakshme e kane te veshtire te pranohen nga te gjithe.

- albwatch -

SULIOT 
Moderator
Posts: 2553
(2/11/07 1:04 am)
Reply

Re: Bust i madh i turkut Hasan Riza Pasha ne qender te Shkod
percarja eshte reciproke, nuk shikoj ndonje ndryshim nga ky jesuiti qe solle ktu me goret qe permend ti.

cfare perandorie po pranohet ketu? po ndertohet statuja e nje komandanti turk qe mbrojti shkodren. nuk po ndertohet ndonje permendore e nje sulltani. ku e shikon te keqen ketu?

---------------------------------

Bashkim Gazidede for Archbishop of Albania!

glaukus 001 
Senior Moderator
Posts: 5454
(2/11/07 4:51 pm)
Reply

Re: Bust i madh i turkut Hasan Riza Pasha ne qender te Shkod
E keqja eshte tek simbolika. E thashe edhe me siper. Ky Hasan ne qytetin e Shkodres valeviste flamurin osman gje qe ne ate kohe shkaktoi edhe probleme me malesoret perreth qe fillimisht nuk donin te luftonin per te mbrojtur me tej nje perandori te semure e ne prag te vdekjes. Pra Hasani po e mbronte Shkodren se donte qe te vazhdonte te ishte pjese e perandorise, dhe jo e Shqiperise se pavarur.
Per me teper e shikoj si veprim per kunj qe erdhi menjehere pas debateve te ashpra per bustin e vogel qe i eshte ndertuar nenes Tereze. Si te thuash: per inat te sime vjerre shkoj e flej me mullixhine.

Megjithate duhet lexuar me teper, si psh ky libri i 1995-s me 64 faqe. Por, nqs duam te gerricemi, mund te germohet me thelle per Hasanin dhe ndoshta mund te gjenden te dhena per krime qe ai si komandant mund te kete kryer gjate karrieres se tij. Ku i dihet.





Ja dhe nje pamje e rralle lavazhi makinash, nga Shkodra.
As ne Nju Jorkun e hebrejve nuk shikon "Kosher car wash", kurse nje (me siguri musliman i forte) ka vene kete tabele "biznesi" te vecante qe te le te mendosh se cfare sherbimi te ofrohet .... E cdo me thene kjo hallal njehere?
A kena kan pej Shkodret n'forum?

- albwatch -

SULIOT 
Moderator
Posts: 2557
(2/11/07 6:07 pm)
Reply

.
akoma me keto budalleliqe ti, ai nuk ngriti vetem flamurin osman po u perpoq qe te bashkoheshe shqiperia si shtet, turk ishte cfare flamuri do ngrinte sipas teje? po vall ky jakob mokena cfare flamuri ngriti ne shkoder kur po e mbronte nga osmanllinjte? shakaben e kastrioteve? perpiqu njecik mos e shikosh historine bardh e zi. per mua ajo statuj vetem simbolizon mirenjohje ndaj nje komandanti ti huaj, nuk do kisha asnje problem me ate dhe s'do kisha ndonje problem tjeter me talonin jakobin.

nuk e di pse e ke vene ate foton ne fund po ma ha mendja qe 90 perqind e myslimonve ne shqiperi as nuk e dine se cfare do te thote hallall, vetem e perdorin si shprehje(dhe me sa di une nuk ekziston ndonje ritual islamik per larjen e makinave).

cuditem si s'ka marr pjese ndonje njeri tjeter ketu.

p.s. si mendon ti kush e ka vra me te vertan hasanin? esadi apo ndonje tjeter?

Dijedon
Senior Moderator
Posts: 9069
(2/11/07 7:56 pm)
Reply

Re: .
Hasan Riza Pasha, Glaukus, vertet valeviste flamurin osman gjate periudhes se hershme te rrethimit te Shkodres. Mirepo me vone, kur Perandoria Osmane kapitulloi, malazezet dhe eproret e tij me sa mbaj mend, mundonin ta bindin qe t'i dorezoj armet, pasi qe ai si gjeneral i perandorise Osmane, me nuk mund te luftonte sepse mbreti i tij kishte dhene urdher per pushimin e luftes. Mirepo kur mori vesh Hasan Rizaja per ate cfare ndodhi ne Vlore, deklaroi se me ai dhe mbrojtesit e qytetit me nuk luftojne per flamur osman, por per flamurin kuq e zi; per shtetin e pavarur te Shqiperise.

Pra s'ka asgje te keqe ne ngritjen e bustit te Hasan Rizase; madje kishte edhe gjak tonin ai. Ishte hero--beri me shume se sa tradhtari yne Esat Pashe Toptani i cili pas vrasjes se Hasan Rizase, urdheroi dorezimin e Shkodres. Ishte me hero se Haxhi Qamili, i cili beri thirrje per lojalitet ndaj "Babes" pra Sulltanit.

Problemi ne syte e mi qendron tek motivi te nje iniciative si kjo. A eshte kjo iniciatibe e sinqerte? Ateheri, bravo! Mirepo nese eshte pjese e ketij rivaliteti nder-fetar te qytetit, ateheri jam kunder. Gjithashtu, duhet lejuar edhe ngritja e bustit te Nene Terezes. Nuk shoh arsye te mos lejohet nje gje e tille.

P:s Ku doli gjithe ky rivalitet nder-fetar? A nuk ndikoi aspak qeverimi i Hoxhes nder keto ane?

____________________________________________________

- Dardhania E Pavarur Dhe Sovrane !!!

Mendor04
Amicus
Posts: 2195
(2/11/07 9:31 pm)
Reply

Re: .
Qe ka turkosha shkodra kete e shikon edhe nga fytyrat e disave por ca ti besh qe shqipet sot mesa shikoj ne tv drejtohen me shume nga turko-arabe se shqiptare..Shiko vetem fytyra bashkangjiti dhe emer mbiemrat + besimin fetar dhe pastaj thuaj qe nuk jane mebturina arabe :rolleyes

________________________________________________________
Iakovo Thomopulo




Ana Dimitriu

glaukus 001 
Senior Moderator
Posts: 5467
(2/12/07 12:52 am)
Reply

Re: Bust i madh i turkut Hasan Riza Pasha ne qender te Shkod
Me u marr me perkatesi fetare, fytyra, me emra, tonalitet ngjyre lekure e me gjatesi trupi nuk nxjerrim gje ne drite Mendor por vec behemi raciste kot e nuk tregohemi shqiptare.

Dijedoni e tha mire se Hasan Riza Pasha ka bere shume me shume se ca pasha te tjere shqiptare dhe meriton respekt. Shkoder.net ka nje shkrim te mire te historise pas komandantit turk.

Quote:
Thyerja e trupave turke dhe armepushimi qe pasoi ne muajin dhjetor, u kishte dhene mundesi serbeve qe mbi 30 mije trupa te tyre t'i dergonin ne perforcim te trupave malazeze. Po ne kete kohe, me nje telegram direkt, ministri turk i Luftes urdheronte Hasan Riza Pashen, komandantin e qytetit, qe lufta kishte mbaruar dhe se ai duhej te dorezonte qytetin tek malazezet.


Duket se Hasan Rizai e paska patur nenen shqiptare (gjaku shqiptar pra), dhe me siguri kjo ka ndikuar ne qendrimin qe mbajti, se te kish qene turk osmanlli do i kishte bere mutin Shkodres sic ia bene trojeve te tjera turqit ne Plav, Guci, Hot e Grude.

Por duhet thene se ne forumet a shtypin shqiptar nuk eshte bere ndonje zhurme per bustin e Hasanit, ndryshe nga debatet e turpshme qe u bene per bustin e vogel te nenes Tereze.
I debatueshem eshte VENDI qendror ne qender te Shkodres qe ky keshill shkodran i paska lene komandantit Hasan.
Disa thone se Hodo Beg Sokoli a Fishta e meritojne qendren me shume.
Ne nje shesh tjeter te qytetit e jo ne qender do shkonte me shume, e do ishte me e pranueshme.

Pra nuk eshte se jam kunder nje busti per te, por per vendin dhe madhesine dominuese qe ka busti. Per me teper ky monument eshte financuar nga Turqia zyrtare (po se edhe leke s'kemi shume, megjithese vret edhe keq ama). Pse? Sepse para ca kohesh, kur Erdogani i Turqise (ende ne pushtet) vizitoi Shqiperine i kerkoi Nanos se pashtylle qe te rishikoje historine e periudhes se pushtimit osman e te Skenderbeut. Por me e turpshmja ishte qe Nano doli ne fotografi me Erdoganin duke hequr bustin e Skenderbeut nga sfondi, pasi keshtu ia kerkoi "miku" Erdogan ne shtepi te vet, ne nje godine qeveritare shqiptare! Hmm a thua se nuk dilnin dot ne foto ne nje vend tjeter, por do e nxirrte kunjin edhe turku kryeminister buke e detyruar puthadorin tone qe te ulte poshte figuren e heroit kombetar per nje mut fotoje ... qe perseri kish vlere simbolike.

Duke e lene bustin e Hasan Rizait ne qender te Shkodres atehere simbolikisht thuhet se historia e periudhes osmane mbyllet pozitivisht dhe merr rol qendror ne historine e qytetit te lashte qe osmanet pergjithesisht e rrenuan apo renduan fetarisht.

Mire thone edhe disa te tjere. E meriton nje bust, por beni nje bust gjitheperfshires si ai i heronjve te Vigut ku te perfshihen ne te edhe figura te tjera kyce apo popullit qe ndihmoi ne shpetimin e Shkodres, pasi ky komandant nuk do fitonte nqs nuk do kish ushtare te gatshem per te mbrojtur qytetin deri ne vdekje.

- albwatch -

<< Prev Topic | Next Topic >>

Add Reply

Email This To a Friend Email This To a Friend
Topic Control Image Topic Commands
Click to receive email notification of replies Click to receive email notification of replies
Click to stop receiving email notification of replies Click to stop receiving email notification of replies
jump to:

- Illyria (Balkans) Forums - - Provocative Politics and Propaganda: Focus > ALBANIANS - - Balkan Links (1200+) -

Powered By ezboard® Ver. 7.32
Copyright ©1999-2007 ezboard, Inc.