Trakt i leshuar ne Sarande
Trakti i leshuar ne Sarande
THIRRJE
Tė dashur, lebėr, ēamė dhe minoritarė grekė!
Mė 18 shkurt zhvillohen zgjedhjet administrative nė Shqipėri, ku ēdo forcė politike dhe individ konkurron me projektet e veta pėr tė ardhmen. Nė fakt, nė Shqipėrinė e Jugut trekėndėshi Himarė- Korēė-Sarandė ose Epiri e Veriut, siē kanė dėshirė ta emėrojnė qarqet reaksionare monarko-fashiste-greke kėto zgjedhje janė politike, bile diēka mė tepėr. Ata zėra tė urryer shovinistėsh qė dikur dėgjoheshin nga ndonjė stacion antishqiptar i Korfuzit tani kanė zėdhėnėsin besnik nė Himarė, Sarandė, Korēė, Gjirokastėr, Pėrmet dhe tentohet dhe mė tutje. Kryetar i Omonia-s, zoti Bollano, i zgjedhur kryetar i Bashkisė nė Himarė me 10 pėrqind tė votave, me politikėn e Berishės e Nanos, sipas porosive antishqiptare greke nė shpėrblim tė fronit deklaron ēuditėrisht jam pėrfaqėsues i minoritet grek nė Himarė. Pas kėsaj deklarate, presidenti i Greqisė i tund kėmbėt qeverisė shqiptare pėr grekėt e Shqipėrisė, duke harruar fjalėn minoritet. Kjo e vudhosi politikėn shtetėrore, sikur tė mos kishte ndodhur asgjė dhe ka tronditur rėndė opionin shqiptar, sidomos atė tė tradhtuar himariot. Nėse do tė tregohemi pak tė menēur, Shqipria e shpartalluar ekonomisht, me borxhin e jashtėm 1.5 miliard dollarė, me papunėsinė, varfėrinė qė thellohet ēdo ditė do tė jetė skenė ku shovinizmi grek do tė krijojė probleme serioze. Pėr ti parandaluar kėto plane ogurzeza, tė bėra realitet, duhet qė kėto zgjedhje ti konsiderojmė njė aksion politik. Qė pėrfaqėsuesit e kėtij reaksioni mė tė egėr antishqiptar (Omonia), tė mos na gllabėrojnė pushetin politik, (pasi atė ekonomik e kanė pėrfituar duke investuar politka antishqiptare). Kjo ka rėndėsi tė veēantė nė kėtė pjesė tė gllabėrisė me rėndėsi, siē ėshtė Saranda.
Vota pėr Hysen Hysi ka brenda menēurinė, atdhedashurinė, dėshirėn pėr qetėsi, progres, pasi frenon reaksionim antishqiptar tė hedhė hapa mė tej.
Zgjedhja e Hysen Hysit ėshtė mė e mira dhe pėr ju minoritarė e qė dėshironi tė bashkėjetoni nė harmoni. Shovinizmi ėshtė sė pari kėrcėnim i madh pėr ju. Kujtoni fundin e Bollanėve tė Millosheviēit nė Kosovė.
Njė grup intelektualėsh tė jugut
Gjirokastėr, 3/2/07
Independence for Vorio Epirus!
Suart for Archbishop of Albania!
Re: asd
Opinion (ABC): perfaqesuesi i Karamelos ne Himare
ABC February 15, 2007
Intervistoi Bledian Koka
Ndarja politike nuk ka pėrfshirė vetėm partitė politike kryesore por edhe ato qė pėrfaqėsojnė minoritetin grek nė Shqipėri. Bėhet fjalė pėr Lėvizjen pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut, partia e cila drejtuar nga Ligoraq Karamelo, u shkėput nga PBDNJ-ja e Vangjel Dules. Dy partitė, pėrfaqėsues tė kėtij minoriteti, do tė garojnė me kandidatė tė ndryshėm nė zgjedhjet lokale tė 18 shkurtit pėr shkak se ato nuk kanė arritur tė lėnė mėnjanė, mėritė mes tyre duke bėrė qė PBDNJ-nė tė rrezikojė fitoren edhe nė ato zona qė njihen me shumicė minoritare. Kreu i LBDNJ-sė, Ligoraq Karamelo, ka shpjeguar nė njė intervistė pėr ABC, shkaqet qė ēuan nė ndarjen e PBDNJ-sė dhe situatėn paraelektorale nė zonat minoritare.
Gara nė zonėn e Himarės pėr PBDNJ-nė duket mė e vėshtirė se kurrė nė kėto zgjedhje. Madje flitet edhe pėr njė aleancė PS-PD pėr tė mos e lėnė kandidatin e PBDNJ-sė tė dalė fitues. Si e shikoni ju kėtė fakt?
Kandidimi i LDLNJ-sė nė Bashkinė e Himarės, megjithėse nė media ka kaluar disi nė heshtje, nė realitet ka ngatėrruar punėt dhe ka prishur balancat politike. Vetė interesimi, ofertat, joshjet, por edhe presionet, shpifjet qė po bėjnė forcat rivale ndaj LDLNJ-sė i argumentojnė mė sė miri ato. Prishja e aleancės PD PBDNJ nė Bashkinė e Himarės ka shumė domethėnie. Por ajo qė bie nė sy ėshtė fakti se shigjetat janė drejtuar kundėr kryetarit aktual tė kėsaj bashkie. Se ēfarė misteri fshihet pas emrit tė tij, mbas tė cilit janė kapur fort tė dyja palėt nuk ėshtė e lehtė tė kuptohet, sepse edhe gjatė fushatės elektorale kjo ēėshtje nuk ėshtė trajtuar me rigorozitetin dhe thellėsinė e duhur. Sidoqoftė ēelėsi i fitores nė kėtė bashki mė shumė se sa nga aleanca e pėrfolur PS-PD me aleatėt e tyre respektive varet nga himariotėt emigrantė, dhe nga fakti sesa ata do votojnė kandidatin e LDLNJ-sė. Ėshtė kjo arsyeja qė fushata mė shumė se nė Himarė ėshtė zhvilluar nė Athinė dhe nė tė janė pėrfshirė edhe faktorė tė tjerė me influencė nė problemet e Himarės dhe tė himariotėve. Fakti qė LDLNJ-ja mbėshtetet nga shoqata e tė pėrndjekurve politikė, kryetari i sė cilės ėshtė dhe kandidat pėr Bashkinė e Himarės, qė lista pėr kėshillin bashkiak e kėsaj partie ka figura tė shquara dhe me kontribut pėr Himarėn (pėrfshirė dhe tė atin e Pirro Dhimės), qė LDLNJ-ja ka zbritur me alternativa konkrete pėr zgjidhjen e problemit tė pronės, pėr projektet nė fushėn e turizmit, pėr motivimin dhe nxitjen e investimeve nga vetė himariotėt dhe mbi tė gjitha pėr njė drejtim tė Bashkisė sė Himarės me transparencė, drejtėsi, pėrkushtim e profesionalizėm dėshmon se ne jo vetėm qė do tė jemi pėrcaktues nė fitore, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė ne edhe mund ta fitojmė atė.
Z. Karamelo partia e juaj dhe ajo e zoti Dule po garon me kandidatė tė ndryshėm. A mendoni se kjo do tė sjellė njė rrjedhje tė votave nė ato zona qė njihen me shumicė minoritare pėr kandidatėt tuaj?
Ėshtė fakt se nė Zgjedhjet Lokale tė 18 shkurtit Lėvizja pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut (LDLNJ) dhe Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut (PBDNJ) po garojnė secila me kandidatėt e vet ose e thėnė ndryshe pėr hesap tė vet. Megjithėse LDLNJ-ja nė Zgjedhjet Parlamentare tė vitit 2005 pėsoi zhgėnjimin nga PD-ja dhe dinakėrinė nga PBDNJ-ja, ajo jo vetėm qė nuk hoqi dorė nga alternativat e saj pėr tė cilat mori dhe vlerėsimin maksimal tė OSBE/ODIHR-it, por vazhdoi pėrpjekjet e saj pėr tė debutuar nė skenėn politike shqiptare me maturi dhe dinjitet. Ata qė mendonin se LDLNJ-ja do tė shuhet se nuk e pėrkrahu askush apo se do tė braktiset nga elektorati i saj, gabuan. Padyshim qė LDLNJ-ja me kandidatėt e vet do tė votohet nga njė pjesė e konsiderueshme e minoritetit grek dhe ndoshta kjo mund tė quhet humbje pėr dikė qė e konsideron kėtė minoritet si ēifligun e vet.
Si e cilėsoni thirrjen e kandidatit tė PBDNJ-sė nė Poliēan pėr tė votuar kandidaturėn e tij nė kėmbim tė dhėnies sė vizave pėr elektoratin e kėsaj zone?
Dalja nė publik e thirrjes sė kandidatit tė PBDNJ-sė nė Poliēan pėr tė votuar kandidaturėn e tij nė kėmbim tė dhėnies sė vizave ėshtė dėshmi e krizės tė kėsaj partie e cila nė mungesė tė alternativave konkrete, tė forcės sė saj elektorale aludon pėr ndihmėn e tjetėrkujt. Abuzimit me premtime vizash, i ja nė shtuar edhe presione tė tilla absurde si: po votuat pėr LDLNJ-nė do tju priten pensionet, nuk do tju jepet dyshtetėsia, nuk do tju pranojnė nėpėr Konsullata, etj. Kėto tregojnė nė fund tė fundit se sa poshtė kanė rėnė drejtuesit e kėsaj partie nė ide e alternativa pėr minoritetin duke shpresuar marrjen e votave nga mjelja e lopės qė nuk shteron. Nga ana tjetėr shtimi i premtimeve absurde ėshtė dėshmi e dėshtimit total nė qeverisjen vendore nga ana e PBDNJ-sė nė pothuajse tė gjitha komunat dhe bashkitė ku ajo ka fituar. Dhe konkretizimi i kėtyre konstatimeve do tė jetė pėrgjigja qė elektorati do tė japė kėsaj partie mė 18 Shkurt.
Nė shumė zona minoritare janė regjistruar edhe kandidatė tė pavarur. A do tė thotė kjo se elektorati minoritar e ka humbur besimin tek forcat politike qė i pėrfaqėsojnė ata?
Ėshtė fakt i vėrtetė qė nė mjaft zona minoritare garojnė edhe kandidatė tė pavarur. Ajo qė bie nė sy nėse e krahasojmė me Zgjedhjet Lokale tė 2003 ėshtė se ky numėr paraqitet mė i vogėl, gjė qė pėr mendimin tim shpjegohet me daljen e LDLNJ-sė dhe nėse ne do tė ishim treguar mė bujarė, ndoshta ky numėr do tė ishte edhe mė i vogėl. Por kryesisht dalja e kandidatėve tė pavarur demaskon: mėnyrėn aspak demokratike nė zgjedhjen e kandidatėve qė praktikon PBDNJ-ja gjoja nė emėr tė OMONIA-s, faktin qė OMONIA ėshtė krejtėsisht e ēorientuar, qė nuk zbaton Statutin nė organizimin dhe funksionimin e saj, qė ėshtė e pėrvetėsuar nga PBDNJ-ja, mungesėn e njė strategjie tė pėrbashkėt dhe pamjaftueshmėrinė e shterpėsinė e alternativave konkrete nė zgjidhjen e problemeve me tė cilėt aktualisht ndeshet minoriteti etnik grek. Mė shumė se sa humbje besimi, dalja e tyre ėshtė edhe revoltė ndaj mungesės tė vlerėsimit tė punės dhe tė kontributit tė secilit, por edhe tė mungesės tė vėnies nė dukje tė tė metave, abuzimeve, korrupsionit e shpėrdorimit tė postit. Vetė fakti qė pothuajse tė gjithė kandidatėt e pavarur janė ish kryetarė komunash i argumenton mė sė miri konstatimet e mė sipėrme.
Pse nuk u arrit njė marrėveshje mes dy forcave politike qė pėrfaqėsojnė minoritetin dhe si e cilėsoni fushatėn elektorale tė PBDNJ-sė?
LDLNJ-ja paraqitet nė Zgjedhjet Lokale tė 18 Shkurtit e vetme pėr tė testuar veten dhe elektoratin qė ajo pretendon se ka, duke paraqitur para tij alternativat e saj. Nė ndryshim nga ajo, PBDNJ-ja nga njėra deklaron se garon e vetme nė Zgjedhjet Lokale , ndėrsa nga ana tjetėr realiteti flet ndryshe. Fakti qė nė Fletėt e Votimit disa kandidatura tė saj janė tė pėrbashkėta me PD-nė, qė nė Bashkinė e Sarandės dhe tė Gjirokastrės braktis elektoratin e saj dhe mbėshtet kandidatėt pėr kryetarė bashkie tė PD-sė, nė disa komuna e bashki bėn aleanca me PS-nė, apo nė disa komuna tė tjera shet komisionerėt e saj pėr parti tė tjera politike dėshmon se PBDNJ-ja po drejtohet nė mėnyrėn e saj mė tė keqe, me devizėn pėr tė mbijetuar nė politikė me ēdo mėnyrė, me ēdo kusht qoftė edhe duke braktisur interesat e elektoratit qė ajo pretendon se pėrfaqėson.