Illyria (Balkans) Forums
    > Toskeria / Chams / Labs..
        > Ēamėria, dhimbje qė nuk ikėn
New Topic    New Poll    Add Reply

<< Prev Topic | Next Topic >>
Author
Comment
Xhamlliku
Amicus
Posts: 631
(2/21/05 5:57 pm)
Reply

Ēamėria, dhimbje qė nuk ikėn

       

Autori i Lajmit: Nga Ismail Kadare*

Kur viset e populluara zbrazen nga gjindja njerėzore, letėrsia dhe arti janė tė fundit qė i braktisin. Mund tė thyhen ushtritė, tė tėrhiqen rojet e fisit, tė heshtė diplomacia, arti nuk bindet. Ai kthehet e rikthehet atje, te logu i vjetėr. Atje ku ndodhi shkulja, kėputja mizore, krimi. Atje ku tė tjerėt i ndal shenja e kufirit tė ri, traktatet ose rendi i ri i botės. Ēamėria bėn pjesė nė hartėn mė tė dhimbshme tė Evropės, atė qė ka njohur shpėrnguljen. Ėshtė njė hartė pėr tė cilėn flitet me kujdes, pėr tė mos nxitur acarime tė reja, nė kėtė botė tė shqetėsuar. Ndėrkaq, heshtjet gjithashtu mund tė acarojnė, madje mė keq. Shumica e ēamėve qė u shpėrngulėn mizorisht nga vatrat e veta, nė mbarim nė Luftės sė Dytė Botėrore janė ende tė gjallė sot. Janė shuar dy ose tre breza, ata qė mezi ēapiteshin drejt Shqipėrisė, por janė gjallė adoleshentėt, fėmijėt, sė fundi, foshnjat, qė hynin nė atdheun amė nėpėr djepe. Tė gjithė ata, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, mbajnė mend. Asnjė ligj i botės, asnjė formim kulturor nuk mund t’i bėjnė njerėzit tė mos kenė kujtesė, e aq mė pak tė mos kenė nostalgji. Ky libėr nuk ėshtė as politikė, as nismėtar i njė fushate. Ai ėshtė para sė gjithash libėr njerėzor. Libėr me vjersha, me poema, me art, shkruar nga njerėzit, pėr njerėzit. Ėshtė njė dhimbje, qė nuk ikėn ngaqė dikush shpall tė paligjshmen. As duke bėrė sikur nuk e di. E, aq mė pak, kur sillesh pa nderim ndaj saj. Nė botėn e sotme tė tė drejtave tė njeriut, drama e ēamėve kėrkon rishqyrtim. Nė kėtė libėr jemi nė botėn e artit, atje ku shpesh kanė nisur rishqyrtimet e mėdha tė ndėrgjegjes sė njerėzimit.
* Mesazhi shoqėron Antologjinė pėr Ēamėrinė, pėrgatitur nga poeti Ali Podrimja

<< Prev Topic | Next Topic >>

Add Reply

Email This To a Friend Email This To a Friend
Topic Control Image Topic Commands
Click to receive email notification of replies Click to receive email notification of replies
Click to stop receiving email notification of replies Click to stop receiving email notification of replies
jump to:

- Illyria (Balkans) Forums - Toskeria / Chams / Labs.. - Balkan Links (1200+) -

Powered By ezboard® Ver. 7.32
Copyright ©1999-2007 ezboard, Inc.