Shqipo
Membrum
Posts: 170
(7/19/05 2:43 am)
Reply
|
Ēamėria, resurset gjeografike dhe burimet ekonomike
Ēamėria, resurset gjeografike dhe burimet ekonomike
Autori i Lajmit: Nga Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj
E mora kėtė libėr dhe, ndonėse nuk merrem me gjeografi, e lexova me ėndje, po edhe me dėshirėn pėr tė ditur mė shumė pėr njė trevė shqiptare tė shkėputur padrejtėsisht nga tėrėsia truallėsore e Shqipėrisė dhe pėr tė cilėn deri vonė nė librat e shkollės dhe nė botimet e tjera ėshtė shkruar pak ose aspak. Pėr Ēamėrinė, qoftė edhe pėr shtrirjen, vendbanimet, onomastikėn shqiptare dhe vlerat e saj gjeografike e natyrore nuk shkruhej ose thuheshin disa gjėra tė rrudhura, tė vėna nė peshoren e frikės se mos shkaktohet ndonjė reagim diplomatik nga fqinjėt. Vetėm pėr tė folmen e Ēamėrisė, duke u mbėshtetur nė vjeljet e hetimin e bėrė nė ligjėrimin e kėngėt e ēamėve tė shpėrngulur nė Shqipėri, studiuesi i shquar prof. Qemal Haxhihasani shkroi dhe arriti tė botonte nė pėrmbledhjen Dialektologjia shqiptare njė studim tė plotė dhe shumė interesant pėr gjuhėn, onomastikėn dhe leksikun e frazeologjinė e ēamėrishtes, duke vėnė nė dorė tė studiuesve njė sasi shumė tė vlefshme lėnde nga njė e folme aq interesante e me fytyrė ruajtėse. Po ashtu, zoti Fatos M. Rrapaj, pasi kishte qėmtuar e ndjekur pėr shumė vjet radhazi onomastikėn e folklorin ēam, arriti tė botonte nė kolanėn Mbledhės tė folklorit vėllimin madhor Kėngė popullore nga Ēamėria (Tiranė, 1983, 846 faqe), me njė parathėnie vlerėsuese nga Ismail Kadareja. Disa vjet mė vonė, pas shndėrrimeve demokratike nė Shqipėri ky mbledhės i zellshėm i folklorit dhe i onomastikės ēame nisi tė botojė edhe veprėn tjetėr tė tij Fjalori onomastik i Epirit, vėll.I Ēamėria, Eurorilindja, Tiranė, 1995, 570 faqe. Ky ishte, si tė themi, logu i veprave dhe botimeve pėr Ēamėrinė, prandaj libri Ēamėria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike i Prof. As. Dr. Selman Shemes, si e para monografi gjeografike nė llojin e vet, vjen kėshtu nė dorėn e studiuesve si njė libėr shkencor qė ka pėr temė tė paraqesė njė pamje tė hapėt e tė dėshirueshme rreth krahinės sė Ēamėrisė, duke na njohur me vendin dhe pamjen truallėsore tė saj, me popullsinė dhe jetėn ekonomike tė asaj treve pėr tė cilėn, siē e thamė, pėr shumė vjet radhazi ka qenė shkruar e folur pak ose aspak. Autori ka bėrė aty njė paraqitje tė hapėt e duke ndėrthurur natyrshėm tė dhėnat natyrore e mjedisore ose mirėfilli gjeografike e demografike me prurje e ekskurse tė thukėta historike, etnokulturore dhe ekonomike, gjė qė e bėn monografinė tė thithshme edhe nga njė masė e gjerė lexuesish tė thjeshtė qė nuk merren mirėfilli me gjeografi, por qė kanė dėshirė tė njohin e tė dinė shumėēka qė u mungon pėr Shqipėrinė e sotme dhe pėr trevat shqiptare jashtė saj. Mendoj se kjo ka qenė njė zgjedhje e pėrligjur shkencėrisht, po edhe shumė e pėrshtatshme dhe e mirėseardhur pėr masėn e gjerė tė njerėzve nė Shqipėri, sepse Ēamėria ėshtė krahina mė jugore e trojeve shqiptare, e cila, pavarėsisht se ėshtė shkėputur politikisht nga tėrėsia truallėsore dhe i ėshtė aneksuar Greqisė, ka qenė dhe mbetet njė rajon gjeografik me karakteristika qė e dallojnė qartė nga rajonet pėrreth. Tek lexon kėtė studim monografik, pėr hir tė asaj frymėmarrjeje tė trajtimit qė i ka dhėnė autori, tė duket sikur ndėrmerr njė udhėtim ditunor nė Ēamėri, mėson shumė gjėra dhe formon njė pamje ndikuese rreth njė treve shqiptare tė privilegjuar nga natyra, e hapur ndaj detit Jon dhe e mbrojtur nga erėrat qė vijnė nga veriu, verilindja e veriperėndimi. Ēamėria na del parasysh ashtu siē ka qenė dhe ėshtė: njė vis i bukur dhe i pasur, me pozitė tė pėrshtatshme gjeografike dhe gjeopolitike, duke qenė se nėpėr tė kalojnė rrugė tė rėndėsishme qė e lidhin atė treve me viset pėrreth dhe me brendėsinė e Ballkanit. Nga territori i Ēamėrisė kontrollohen rrugėt qė kalojnė nėpėr Kanalin e Korfuzit. Ka qenė ky pozicion dhe ato pasuri e vlera gjeonatyrore qė e kanė bėrė atė krahinė tė dashur pėr banorėt e saj shqiptarė, pėr ēamėt punėdashės e tė dalluar pėr cilėsitė e tyre tė larta atdhetare, por edhe tė lakmueshme pėr fqinjėt qė kurrė nuk rreshtėn nga prapashpinat derisa edhe e aneksuan dhe e bėnė atė arenė ploje e pėsimesh dramatike pėr banorėt ēamė autoktonė qysh nė mugėtirat e njerėzimit nė ato troje.
Dy fjalė pėr autorin. Selman Sheme ėshtė gjeograf, pedagog me pėrvojė tė gjatė nė shkollat e larta tė Shqipėrisė, sė pari, pėr rreth 30 vjet, nga 1968 deri mė 1997, nė Universitetin e Shkodrės Luigj Gurakuqi, pastaj, qysh nga viti 1997 e kėtej, nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė tė UT-sė. Qysh kur ka kryer shkollėn e lartė mė 1968, ai u ėshtė pėrkushtuar mėsimdhėnies dhe studimeve shkencore nė lėmin e gjeografisė, duke u bėrė titullar, autor ose bashkautor i njė vargu tekstesh dhe librash pėr shkollat e larta, tė mesme dhe tetėvjeēare. Pėrmendim, gjithashtu, se emri i tij ka dalė shpesh si autor kumtesash, artikujsh dhe studimesh interesante nė faqet e organeve shkencore tė profilizuara, si Studime gjeo-grafike, Studime albanologjike, Ekonomia dhe tranzicioni, Revista pedagogjike etj.
Kėto vitet e fundit, prof.as. dr. Selman Sheme ka botuar edhe disa monografi gjeografike pėr trevat shqiptare mė skajore, por edhe mė spikatėse pėr bukuritė e natyrėn e tyre, si Kelmendi-vėshtrim gjeografik e turistik (199 , ku pėrshkruan dhe na ndjell nė bukuritė mahnitėse dhe mundėsitė turistike tė alpeve tė Malėsisė sė Madhe, dhe, tashti sė fundi, librin Ēamėria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike (2005).
Pėrtej kėtyre, z. Selman Sheme ėshtė tashmė i mirėnjohur edhe si veprimtar i gjallė dhe personalitet qė shkruan e flet me pėrkushtim pėr Ēamėrinė, pėr ēamėt dhe tė drejtat e popullsisė ēame mbi pasurinė dhe trashėgiminė e tyre tė pasur qė u ka mbetur nė vendin e tė parėve, nė Ēamėrinė e dashur e gjithmonė tė paharrueshme pėr ta.
Tė dhėna pėrnjohėse pėr monografinė. Nė morinė e botimeve qė dalin sot ndėr ne, sigurisht, nuk ėshtė gjithmonė e lehtė tė orientohesh e tė gjesh atė qė u shkon pėr shtat dėshirave, kėrshėrive dhe sidomos plotėsimit tė ndonjė zbrazėtie nė dijet e nė formimin e pėrgjithshėm kulturor tė secilit. Ia vlen, pra, pėr disa prej librave me vlerė, pėrveē punės qė bėjnė librashitėsit dhe bibliotekat, tė ketė edhe ndonjė vėshtrim, qoftė edhe tė thukėt e tė pėrkorė, qė tė drejtojė vėmendjen e lexuesve dhe tė studiuesve nė radhė tė parė nė librat me prurje tė vyera, nė studimet me hulumtime serioze, nė monografitė qė janė fryt i njė pune shumėvjeēare dhe tė pėrkushtuar. E tillė ėshtė edhe vepra e Selman Shemes, njė monografi gjeografike qė na tėhollon e sqaron mė sė miri ēfarė pėrfaqėson Ēamėria, si vend, si natyrė, cila ka qenė dhe ėshtė popullsia e saj, ēfarė mbetet me vlerė studimore pėr etnografinė, gjuhėsinė, sidomos pėr dialektologjinė dhe etnografinė e tė folurit, po edhe pėr onomastikėn etj.
Libri ndjek ecurinė e mbarėshtimit tė veprave shkencore tė degės pėrkatėse. Ai nis me njė parathėnie tė shkurtėr, por mjaft tė vlefshme, shkruar nga gjeografi prof. as. dr. Sabri Laēi, njė nga emrat tashmė tė njohur tė studimeve gjeografike dhe veēmas demogjeografike, i cili vė nė dukje disa nga vlerat kryesore tė monografisė Ēamėria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike. Bashkohemi me vlerėsimin e z. Laēi, i cili thotė se nė ēdo paragraf tė kėtij libri ndihet dėshira e autorit pėr ti transmetuar lexuesit krahas tė vėrtetave shkencore edhe dhimbjen pėr njė popull tė martirizuar, pjesė e tė cilit ėshtė edhe ai vetė.
Kreu i parė, me vlera kryesisht pėrnjohėse dhe hyrėse, titullohet Aneksimi i Ēamėrisė dhe strategjia greke pėr helenizimin e saj, njė paraqitje e nevojshme dhe e mbėshtetur nė tė dhėna historike e dokumentare rreth fateve e pėsimeve tė popullsisė ēame nė rrjedhė tė shekujve, deri nė aneksimin e asaj krahine nė Greqi. Kjo pjesė ėshtė shkruar me zemėr tė trishtuar, por edhe me synimet e dėshirat e mira tė birit tė Ēamėrisė, i cili, nga lartėsia e ngritjes sė tij arsimore, kulurore dhe politike bashkėkohore, gjithsesi moderne dhe evropiane, beson se edhe njė ēėshtje kaq delikate, e dhimbshme dhe e mbetur pezull pėr kaq shumė kohė, siē ėshtė ēėshtja ēame, mund tė gjejė rrugėzgjidhje gjithmonė nė pėrputje me ligjet dhe me standardet e sotme ndėrkombėtare. Autori pėrmbyll nė hyrje se, duke u mbėshtetur nė Konventėn Evropiane dhe nė Deklaratėn Universale, qeveria greke duhet tė kryejė detyrimet ligjore kushtetuese pėr trajtimin e popullsisė ēame dhe arvanitase nė Greqi si pakicė etnike.Lidhur me kėtė, autori i referohet edhe njė thėnieje tė menēur tė shkrimtarit Ismail Kadare, i cili ka theksuar: Ēamėria nuk ėshtė njė fantazmė qė ngrihet pėr tė errėsuar miqėsinė e grekėve dhe shqiptarėve, pėrkundrazi, kur poput lehtėsojnė ndėrgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ata afrohen mė shumė dhe e duan mė shumė njėri-tjetrin.
Kreu i dytė mban titullin Veēori tė pėrgjithshme fiziko-gjeografike dhe jep nėpėr sythat e nėnsythat e tij kufijtė natyrorė dhe gjeografiko-etnologjikė tė Ēamėrisė, duke zhdavaritur mirė lidhjet midis emrit Ēamėri dhe Epiri i Jugut, si dhe midis etnonimeve ēamė dhe epirotė, duke bėrė edhe pėrqasjet e pikėtakimet e natyrshme midis tyre dhe trevave te tjera shqiptare, si Labėria, Toskėria, Myzeqeja etj. Kur flet pėr emrin e vendit dhe tė banorit, autori na rikujton lidhjen e tyre me emrin e lumit Thjami tė lashtėsisė, prej nga rrjedhin edhe format e sotme ēam e Ēamėri. Aty flet edhe pėr ndėrtimin gjeologjik tė territorit tė Ēamėrisė, pėr peizazhet e saj tė larmishme etj., duke sjellė edhe foto shumė tė bukura e mbresėlėnėse.
Kreu i tretė i kushtohet organizimit politiko-administrativ tė krahinės sė Ēamėrisė, duke sjellė aty tė dhėna me interes pėrnjohės e vlerėsues rreth kėsaj gjeohapėsire shqiptare nė rrjedhė tė shekujve, duke ftilluar qartė se ajo nė periudha tė ndryshme historike nuk ka qenė njėsi administrative mė vete dhe gjithnjė ka mbetur e papėrcaktuar mirė. Autori na jep aty njė shkurtore tė shtrirjes sė bashkėsisė thesprote, pėrgjatė brigjeve tė detit Jon, nga lumi Kalama ose Thiamysi i vjetėr deri nė luginėn e Prevezės. Nga lindja kufizohej me molosėt e grekėt e Dodonės, ndėrsa kufiri jugor shkonte deri nė Akarnani dhe ndahej prej saj nga fiet e amfilokėve dhe kasopėve. Nė fakt, aty na jepet njė pamje e pėrmbledhur e krejt historisė sė shtetit tė Epirit, i cili mori zhvillimin e vet mė tė madh nė kohėn e sundimit tė Pirros, kufijtė e shtetit tė tė cilit qenė zgjeruar prej Epidamnit nė veri deri nė gjirin e Korintit nė jug. Nė mesjetė, pas rėnies sė Kostandinopojės (1204) nė trevėn e Epirit tė Vjetėr do tė lindte Despotatit i Epirit dhe kryqytet u bė Arta, porse njė qytet tjetėr me rendėsi ishte Janina. Popullsia ishte shumetnike. Nė krahinat veriore mbizotėronte popullsia shqiptare, kurse nė viset jugore ajo greke.
Nė fundin e shek. tė 18-tė dhe nė fillim tė shek. tė 20-tė krahina e Ēamėrisė bėnte pjesė nė pashallėkun e Janinės. Nėn juridiksionin e vilajetit tė Janinės do tė mbetej deri nė vitin 1913, kur, me vendimet e padrejta tė Konferencės sė Ambasadorėve, pjesa mė e madhe e Ēamėrisė, si dhe rrethet e Konicės, Grebenesė, Kosturit dhe Follorinės mbetėn jashtė kufijve tė shtetit shqiptar, duke iu dhėnė Greqisė. Vetėm rripi verior i Ēamėrisė me qendėr qytetin e Konispolit mbeti brenda kufijve tė shtetit shqiptar. Nė ndarjen e sotme administrative tė Greqisė, Ēamėria ėshtė e ndarė nė katėr prefektura: tė Thesprotisė, tė Prevezės, tė Artės dhe tė Janinės. Kėto katėr prefektura formojnė rajonin e Epirit, siē e emėrtojnė grekėt Ēamėrinė. Sipėrfaqja e asaj zone ėshtė 9203 km katrorė.
Ky krye, i shkruar me njohje tė thellė tė historisė dhe tė gjeografisė, si dhe i pajisur me harta e pasqyra demografike dhe tė ndarjeve administrative tė vilajetit tė Janinės etj. i jep lexuesit njė pamje mjaft tė qartė dhe tė vlefshme pėr shtrirjen, pėrmasat dhe rrjedhat historike e pėrgjithėsisht pėr kahet e zhvillimit tė mėtejshėm tė asaj gjeohapėsire. Para pushtimit grek, viset e Ēamėrisė tė populluara me shumicė nga shqiptarėt ishin rrethet e Filatit, tė Gumenicės, Margėllėēit dhe tė Paramithisė. Brezin anėsor e pėrbėnin rrethet e Artės, tė Prevezės, tė Janinės. Nė kėto hapėsira jetonte dhe vijon tė jetojė njė popullsi shumetnike: shqiptare, greke, vllahe etj.
Nė kreun e katėrt flitet pėr popullsinė dhe vendbanimet, duke trajtuar, sė pari, autoktoninė shqiptare tė Ēamėrisė dhe tė trojeve tė tjera etnike nė Greqi, pastaj jep popullsinė dhe strukturat e saj, pasqyron ndarjen e saj nė sanxhaqe e nahije sipas njė tabele tė qartė, duke dhėnė aty edhe njė pėrqasje e ravijėzim tė vendit tė saj nė tėrėsinė e shqiptarėve nė Ballkan. Po ashtu, paraqitet struktura fetare dhe etnike e Ēamėrisė, pėr tė ardhur deri te shpėrnguljet dhe ndryshimi i strukturės demografike tė krahinės. Autori pėrshkruan me tė dhėna e pasqyra tė qarta edhe popullsinė ēame nė Republikėn e Shqipėrisė, jep vendet ku janė shpėrnguluar masivisht ēamė dhe pėrmbyll se mendohet qė numri i popullsisė ēame nė Republikėn e Shqipėrisė nė ditėt tona tė jetė rreth 250 mijė banorė.
Njė syth shumė interesant paraqet ai me titull Aspekte demografike tė popullsisė sė Epirit sot, i cili ndiqet nga njė pjesė pėrshkruese shumė e vlefshme ku jepen tiparet dhe veēoritė gjeografike tė vendbanimeve, duke i marrė ato njė pėr njė dhe duke dhėnė aty faktime tė plota rreth emėrtimeve gjeografike dhe onomastikės sė tyre, po edhe shumėēka tjetėr me interes pėr njohjen e kėsaj krahine.
Kreu i pestė jep tiparet dhe veēoritė e zhvillimit tė ekonomisė sė Ēamėrisė, duke u nisur qysh nga lashtėsia e deri nė ditėt tona, ndėrsa kreu i fundit jep njė pamje etnogjeografike tė Ēamėrisė nė optikėn e udhėtarėve tė huaj.
E lexova me shumė ėndje kėtė monografi tė prof. as. dr. Selman Sheme dhe, si ēdo shqiptar, ndjeva dhimbje e keqardhje tė madhe pėr pėsimet dhe fatet historike tė pamira tė njė treve e krahine aq tė bukur, pėr plojėn e dhunėn e ushtruar ndaj njė gjindjeje aq punėdashėse e ndenjtare siē kanė qenė e janė ēamėt, tė cilėt edhe nė kushtet trysnive tė shfrenuara e tė parreshtura shkombėtarizuese e denigruese, kanė mbetur kudo qė gjenden dinjitarė e kryelartė, njerėz tė punės, tė kulturės dhe tė arteve. Prej sish kanė dalė deri maja tė larta tė shkencės e tė letrave shqipe, qė nga Hoxha Tahsini, Faik Konica deri te Bilal Xhaferri. Nė gjurmėt e hullinė e mbarė tė tyre shkon edhe njė brez i sotėm studiuesish tė pėrkushtuar, veprimtaria dhe shkrimtaria e tė cilėve i bėjnė nder Ēamėrisė dhe pėrpiqen tė shfrytėzojnė tė gjitha hapėsirat e mundshme demokratike pėr ti dalė zot ēėshtjes ēame, pėr tė kontribuar nė rrjedhat e mbara tė qartėsimit dhe tė zgjidhjes sė tė drejtave tė ēamėve. Njė nga mė tė dalluarit ėshtė edhe autori i kėsaj monografie, veprimtari i gjallė dhe studiuesi i njohur prof. as. dr. Selman Sheme, i cili, bashkė me prof. dr. Bashkim Kuēukun dhe studiues tė tjerė kanė organizuar veprimtari shkencore e botime me rėndėsi pėr njohjen e vlerave dhe traditave etnokulturore tė ēamėve dhe tė Ēamėrisė.
I urojmė mikut tonė tė nderuar suksese e vepra tė tjera tė vlefshme pėr tė mirėn e Shqipėrisė e tė shqiptarėve.
Data e Publikimit: 06/07/2005 Ballkani.
|