Illyria (Balkans) Forums
    > Toskeria / Chams / Labs..
        > The Origin of Laberia
New Topic    New Poll    Add Reply

Page 1 2

<< Prev Topic | Next Topic >>
Author
Comment
albquietman
Senior Moderator
Posts: 984
(10/19/04 7:11 am)
Reply

The Origin of Laberia
I found something interesting about the origin of Laberia and her name, which by the way, I think it makes sense, and I've been told that we labs have our origin from the Mirdita region of Albania. The other point that the article proves is that the arberesh in Italy, arvanites in Greece and labs are from the same racial stock. As the article says, the people that moved from the north regions of Albania after the Skenderbeg death, moved South of Albania to escape in Italy and Greece because of the torch earth policy of the turks, but not all of them managed to go there, so some settled in Vlora-Saranda region, which are the todays labs...

(sorry, only in albanian)

MIRDITA – REALITETI ME AUTENTIK I KĖSAJ MBIJETESE


RĖNIA E QĖNDRESĖS PAS PUSHTIMIT TURK. EMIGRACIONI DHE HUMBJA E PRIJĖSVE DHE ARISTOKRACISĖ VĖNDASE


1. Internerari dhe destinacioni i Emigracionit tė Shqiptarėve Mirditas e Dukagjinas nga fundi i shekullit XV deri nė fillim tė shekullit XVIII.

Ėshtė e kuptueshme se pas pushtimit turk hakmarrja turke mbi shqiptarėt qė luftuan dhe fituan pėr mė tepėr se 25 vjet do tė ishte barbare. Kjo shtypje dhe hakmarrje rėndoi mė tepėr provincat dhe vendet ku ishin epiqendra tė luftės antiosmane si Mirdita e Dukagjini (zotėrimet e Dukagjinėve dhe Kastriotėvė), qė pėrfshin dhe korespondon nė territoret e sotme nga Tirana nė Shkodėr, nga Durrėsi nė Prizren dhe nga Dibra nė Shėngjin. Reprezalejet e ushtrisė barbare turke detyruan popullsinė heroike tė Mirditės dhe Dukagjinit tė braktiste trojet e veta dhe tė emigronte nė disa drejtime kryesore:

Drejtimi kryesor i kėsaj lėvizje u bė drejt jugut tė Shqipėrisė duke u grumbulluar nė territoret e Himarės dhe e bregut jonian dhe jugut tė Adriatikut (Vlorė-Himarė).

a- Destinacioni i popullatės sė shpėrngulur kėtu nuk ishte ky por kalimi i Otrantos pėr nė Italinė e Jugut (nė tokat e Alfonsit V tė Napolit).

“Mėrgimtarėt e parė nė Itali thuhet se janė vendosur me 1443 nė kohėn kur Alfonsi i V tė Napolit pajtoi pėr luftė trupat shqiptare nėn komandėn e Dhimitėr Rėrės. Pas luftės ai u bė guvernator i Kastra Rexhios duke themeluar 13 fshatra shqiptarėsh afėr Katanzaros dhe disa tė tjerė nė Siqili” 1.

Ndėrsa pas fushatės sė Skėnderbeut nė Itali, mė 1462, atij i falen toka tė shumta ku u vendosėn disa nga familjet e veteranėve tė lodhur nga betejat e shumta.

“Mė 25 Prill 1467 dy katolikė Shkodranė, nga frika e perparimit tė turqėve morėn imazhin e “Zonjės sė Kėshillit tė Mirė” e njohur mė shumė si “Zonja e Shkodrės” dhe e kaluan pėrtej Adriatikut nė Genacano, Itali rreth 27 km nė lindje tė Romės. Aty imazhi u bė i njohur nė basimin popullor arbėresh. Edhe sot e kėsaj dite ēdo 25 prill, nė orėn 900 tė mėngjesit, tė gjithė kėmbanat Genacanos bien nė pėrkujtim tė mėrgimit dhe tė pranisė saj mbrojtėse” 2.

Por dyndjet mė tė mėdha tė shqiptarėve nga territoret e lartpėrmendura pėr nė Itali ndodhen nė periudhėn 11-vjeēare (nga vdekja e Gj. Kastriotit 1468 deri nė rėnien e Shkodrės mė 1479.

Nė njė letėr qė i dėrgon Filipit (Duka i Burgonjės), Papa Pali II bėn kėtė pėrshkrim:

“Ėshtė e dhimshme t’i shohėsh kėta aventurierė pa atdhe qė kalojnė adriatikun me varka tė lehta dhe pėrpiqen tė gjejnė buzė brigjeve tė Italisė njė strehė kundėr barbarizmave tė tė pafeve"”3.

Shumica e mėrgimtarėve kėrkuan strehė nė Italinė e Jugut ku miku i madh i tyre Ferdinanti (mbreti i Dy Sicilive) mirėnjohės i mirėpriti nė tokat qė i kishte falur Fj. Kastriotit – Skėnderbėut. Nė gjithė trojet e Italisė Jugut sidomos nė Kalabri u vendosėn emrat e fshatarėve nė gjuhėn shqipe. Po kėshtu edhe nė Sicili etj.

Madje ekziston idea se edhe Rajoni i Kalabrisė ka emrin pėr shkak tė emigracionit te ilirėve dhe mė vonė tė shqiptarėve drejt gadishullit Italik. Pra Kalabria pėrbėhet:

Ka = Nga

Albėria = Arbėria

Kėshtu vendasit e Italisė sė Jugut (edhe ata tė ardhur kohė mė parė nga Iliria filluan ti quanin “Kolonėt” e rinj tė ngulitur nė Italinė e Jugut si njerėz tė ardhur ka (nga) Albėria ndėrsa vendi i tyre i ri Kalabėria.



“Mbreti i Napolit Frederiku qė nė vitin 1482 u premtonte toka tė lira shqipėtarėve dhe grekėve tė cilėt shkonin nė Brindizi.

Kėta ishin kryesisht shqiptarė nga Greqia dhe Shqipėria.

Emigrimin nė Itali e pėrfundojnė emigrantet e Himarės nė vitin 1744.

Nė vitin 1886 nė 79 Komuna tė Italisė kishte 196 768 shqiptarė”4.

Po Labėria (Arbėria) ku ndodhej?

Ka gjasa se emigrantėt e tregonin Labėrinė (Arbėrinė) tek toka mė e afėrt pėrtej detit nga kishin ardhur (Vlora dhe Himara).

Natyrshėm njė pjesė shumė e madhe e Mirditasve (Dukagjinėve), nuk arritėn tė kalonin detin pėr tė prekur “tokėn e kėrkuar” Italinė. Pėr mė tepėr se 200 vjet radhazi nga 1468 e deri nė fillim tė shek XVIII-tė mirditasit mbetėn nė bregun e Jonit duke themeluar atje fshatra e qendra tė tjera banimi.

Nuk ėshtė qėllim kryesor i kėtij libri shtjellimi i ēėshtjes sė formimit tė zonės etno-kulturore tė Labėrisė apo qėndrave kryesore tė banimit tė kėsaj treve. Por nuk mund tė mos pėrmenden sipėrfaqshėm ngjashmėritė etnokulturore tė njė zone tė gjėrė tė labėrisė nga Himara (kryeqendėr e dikurshme e Labėrisė), deri nė afėrsi tė Karthiqit, nga Vlora e deri nė Sarandė. Kjo zonė si dhe mirditasit e Dukagjinit janė vetėqeverisur me njė Kanun qė nuk ndryshon shumė me atė tė “Lekės” dhe ate tė “Skėnderbeut”, atė tė Labėrisė.

Mėnyra e jetesės, shumė rite, zakone, janė si nė Mirditė dhe nė Labėri. Pirateria qe jo vetėm mėnyrė jetese pėr trevat respektive por nė radhė tė parė ishte nje rebelim dhe njė formė e luftės antiosmane si pėr lejbėrit dhe mirditasit e margjinalizuar nga pushteti feudal ushtarak turk dhe kjo pronėsi feudale lulėzoi kryesisht nė ultėsirėn perėndimore shdqiptare.

Kėta shqiptarė Piratuan pasurinė qė krijohej nė tokat e tyre prej tė cilave ishin pėrzėnė padrejtėsisht dhe nė mėnyrė tė dhunshme.

Zgjuarsia, kryeneēėsia, bujaria, trimėria, burrėria, dinakėria, besa etj janė virtyre qė karakterizojnė kėta dy treva tė tė njėjtes origjine. Virtytet e malsorit shqiptar si nė jug dhe veri nuk ishte dhe nuk ėshtė njė tipar apo virtyt qė ua “dhuroi” mali por pėrkundrazi kur sheh skemėn e transplatimit tė popullsisė nga fusha nė mal vėrteton se kemi tė bėjmė me lėvizjen e njerėzve me fisnik shqiptar, bashkė me virtytet mė tė larta. Malėsorėt e dinė mirė se mali ėshtė mė i vėshtirė se fusha pėr tė jetuar por ato e duan malin dhe janė krenarė pėr tė, veēse mali i ndihmoi tė mbijetonin bashkė me virtytin e tyre shqiptar. Toponomia nė pėrgjithėsi ėshtė e ngjashme. Ka dhjetėra e qindra emra nga Labėria (mbiemra, fise vende etj) si ato tė Mirditės e Kurbinit si:

Koleka = Kolė Leka, Gjondeda = Gjon Deda, Lekdushi = Lekė Dushi, Gjokgjini = Gjokė Gjini, Bardhgjini = Bardh Gjini, Dodbiba = Dodė Biba, Gjinushi = Gjin Nushi, Gjipali = Gjin Pali, Gjonika = Gjon Nika, Doda, Lleshi, Kola, Nika, Nushi, Nikolli etj. Gjithė kėto mbiemra tė zonės sė Labėrisė e tė Bregut janė bashkime emrash ose emra tė mirėfilltė shqiptarė dhe janė prezent kudo dhe aplikohen edhe sot e kėsaj dite si emra qė u vihen nė gjithė trevat e Kurbinit, Kthellės, Mirditės, Lezhės e tė Dukagjinit.

Nė historinė e lavdishme tė popullit shqiptar spikat qartė bashkveprimi (ndonėse nė njė largėsi jo tė vogėl tė trevave) dhe patriotizmi specifik nė momentet kulmore tė historisė sė shqiptarėve qė nga koha e Skėnderbeut. Po pėrmendim vetėm disa prej tyre.

Sipas Shuflajt, metropoliti i Kthellės Atanasiu udhėhoqi nė 1595 10000 shqiptarė nė Himarė tė veshur tė gjithė me tė kuq …, ēka tregonte se nuk kishte humbur lidhja e kėsaj popullsie e ardhur nė Himarė dhe zonat pėrreth me udhėheqesit e saj shpirtėror qė vinin herė pas here nga Kthella dhe Mirdita.

Nė vitin 1602 kemi kuvendin e zhvilluar nė kishėn Shėnllezhdrit (shėn Aleksandrit) nė Orosh tė Mirditės ku morėn pjesė dhe prijės fisnorė nga Himara, Kurveleshi dhe zona tė tjera tė Labėrisė. Kjo ishte pėrpjekja I e madhe shqiptare pėr tė rilindur qėndresėn antiosmane.

Nė historinė e popullit shqiptar pėrveē rezistencės antiosmane nė pėrgjithėsi, vėrehet qartė se 2 janė epiqendrat qė ruajtėn autonominė brenda trojeve, Mirdita dhe kryeqendra e Labėrisė Himara.

Nuk ėshtė e rastit qė kėto dy degė tė tė njėjtit trug-shqiptar janė protoganistė nė formimin e dy organizmave shtetrore brenda P Osmane Pashallėkut te Janinės (ka patur mjaft mirditas) dhe Pashallėkut tė Shkodrės.

Nuk ėshtė rastėsi qė Lidhja e Prizrenit ( 10 qershor 1878 ) e ndėrroi dhe e transformoi pėrmbajtjen e saj nga Lidhje Islamike e Prizrenit (pėr te mbrojtur zotrimet turke nė Ballkan) nė lidhje patriotike shqiptare pas marrjes pjesė nė tė tė delegacionit tė vilajetit tė Janinės dhe atij tė Shkodrės ( korrik 1878 ) .

Lėkundja e besimit e shfaqur nė shekullin XX dhe ditėt tona nė veēanti nė Himarė tek atdheu i tyre nuk pėrbėn thelbin dhe pėrkatsinė kombėtare tė kėsaj treve shqiptare tė pastėr, por njė histori pėrcarje qė nė kohėn e Ali Pashės si dhe ndarjes fetare aty ku shqiptarėt ortodokse pėr tė mbrojtur pėrkatėsinė e tyre fetare siē thote Pashko Vasa ngritėn Ēėshtjen Helene e cila ishte njė ēėshtje e varrosur nė shekuj. Kėta shqiptarė qenė protagonistėt e luftės pėr pavarėsi tė Greqisė. Deri nė ditėt tona feja dhe politika (qarqe tė caktuara) greke janė munduar ta pėrdorin pėrkatėsinė fetare nė favor tė tyre duke arritur deri nė absurdin se bregasit nė Himarė dhe rreth saj janė grek.

Nga ana tjetėr ka dhe dallime e veēori qė lidhen si me vendim ashtu dhe me kohėn dhe qė shfaqen nė artin dhe kulturėn popullore tė trevave. Polifonia labe ėshtė unike nė kėngėt e folklorit. Mbrojtja kolektive ėshtė tipar i ri i komunitetit lab. Kjo ndoshta dhe pėr faktin se kėto banorė ku mbizotėruan tė ardhurit duke qenė nė vėnde larg zonave nga erdhėn qenė tė detyruar tė ndėrtonin qendra banimi ku shtėpitė tė ishin afėr njėra-tjetrės, tė linim ēdo hasmėri me njeri-tjetrin, kur i kėrcėnonte rreziku jashtė sojit tė tyre etj. Kultura e varrimit dhe shumė rite tė tjera janė tė ngjashme nė tė dy trevat etnokulturore. Dialekti iu pėrshtat popullsisė indogjene (vendase) toske.

b-Dyndjet e Shqiptarėve pėr nė Greqi.

Pushtimet sllave nga Veriu i kishin detyruar shqiptarėt tė shtegtojnė nė Greqi qė nė shekullin VIII.

Ndėrsa nė kohėn kur Shqipėria ra nėn pushtimin turk pati njė valė tė re emigrimi pėr nė vėndin helen, duke krijuar koloni tė tėra shqiptare nga mesi i shekullit XV deri nė fillim te shekullit XVIII.

P Vasa shkruan: “Nė Shqipėri ngjan ajo qė kishte ngjarė nė Greqi: njė pjesė e popullsisė shtegtoi nė Itali dhe Greqi, tė tjerė pranuan islamizimin dhe resti ndejti nė Shqipėri duke ruajtur fenė kristiane, ortodokse dhe katolike” 5.

“… kapedanėt shqiptarė ortodoksė (Krishterė shqiptare dhe arvanitas) qė ndodheshin nė shėrbim tė Ali Pashė Tepelenės qenė ata qė i pėrgatiten Greqisė sė Re trimat mė tė shquar tė luftės sė indipendencės sė saj. Bocari, Karajuskeqėt, Xhovellat, Mianlet si dhe kaq luftėtarė tė tjerė, tė gjithė qenė shqiptarė qė morėn pjesė me mish e me shpirt nė favor tė Greqisė, duke qenė tė udhėhequr pikė sė pari nga shpirti luftėtar lakmitar ngjarjesh dhe luftėrash, dhe pastaj prej ndjenjave fetare qė kishin tė pėrbashkėta me grekėrit” 6.

Kolonitė e para shqiptare nė Greqi nė shekullin XV i ngriti Gjin Bue Shpata. Duke qenė se vinin nga Arvania ata e quanin veten “Arvanitė”.

“Historiani bizantin Kanteku vuri nė dukje se grindjet midis fisnikėve bizantinė dhe princave latine pas kryqezatės sė katėrt (1202-1204) e kishin shkretuar fshatin grek. Mirėpo “arvanitet” ose shqiptarėt e sapoardhur u vendosėn nė tokat djerr, prenė pyjet dhe happen toka tė reja tė punueshme. Shumė krahina greke tė cilat kishin qenė vetėm strofka tė banditėve, falė punės sė kėtyre bujqėve me pėrvojė u lėruan dhe me drithėra” 7.

Si bazė nisje pėr kėta emigrantė kėtė kohė ka qenė bregu i Jonit nga Vlora e deri nė Sarandė. Sipas tė dhėnave rezulton se gjysma e Peloponezit ose Moresė ishte e banuar me shqiptare “Arvanitas”. Duhet theksuar se shqiptarėt nuk shkuan nė Greqi nė asnjė kohė si pushtues por tė detyruar pėr tė lėnė Atdheun e tyre ata u ngulitėn nė tokėn helene dhe e bėnė atė atdheun e tyre tė dytė. Kaq e vėrtetė ėshtė kjo sa arvanitasit jo vetėm punonin pėr tė jetuar atje por qindra e mijėra prej tyre dhanė jetėn e tyre pėr ēlirimin e Greqisė duke u bėrė bashkė me prijėsit e tyre dhe faktor kryesor nė ēlirimin dhe fitoren e pavarėsisė sė Greqisė nė fillim tė shek. XIX. Protoganizmi i arvanitasve nė tokėn dhe shtetin grek nuk ėshtė i shprehur vetėm tek numri i madh i arvanitasve atje (sot mbi 2.5 milion) por nė radhė tė parė ai mishėrohet nė heronjtė (me origjinė shqiptare) tė Greqisė, personalitetet politike, kulturore, artistike deri nė ditet tona.

c-Drejtimi i Dyndjeve tė Shqiptarėve Drejt Italisė sė Veriut.

Fluksi mė i madh i emigrimit drejt veriut pėr nė Venedik, Gjenova etj, ka qenė pas rėnies sė Kalasė sė Shkodrės nė duart e turqve mė 1479. Banorėt qė shpėtuan kėtu por dhe nje numėr i madh njerėzish qė vashdonin tė lėviznin drejt Venedikut u bashkuan duke lėnė pėrgjithmonė atdheun e tyre. Nė kėtė kohė kanė emigruar bashkė me njė garnizon (grup luftėtarėsh) edhe vellezėrit Gjon Gazulli, Andrea Gazulli dhe Pal Gazulli (nga Gazulli i Dibrrit te Mirditės tė cilėt i kishin dhėnė njė ndihmesė tė madhe Gj. Kastriotit Skėnderbeut veēanėrisht nė fushėn diplomatike dhe politike. Refugjatėt u pritėn mirė dhe u dhanė pension pune dhe shumė prej tyre u vendosėn nė zonėn e Gradiskės (njė zonė qė preferohej nė mėnyrė tė veēantė). Toka u nda nė 150 pjesė kaq sa u vendosėn atje dhe familje. Venedikasit i vendosėn kolonitė shqiptare kėtu (nė lindje tė Venedikut) pėr tė patur njė mburojė nga ndonjė sulm i mundshėm turk sesa pėr tė privilegjuar shqiptarėt (Turqit nė 1476 kishin arritur njė herė atje). Njė komunitet i madh shqiptarėsh u vendos pranė lagunės sė Venedikut, ku ata ngritėn spitalin e tyre, shkollėn e famshme shqiptare, fasada e sė cilės ėshtė edhe sot me basorelievet e saj qė tregon episode tė betejave dhe luftrave shqiptare” 8.

Njė nga refugjatėt qė u vėndos pranė kėsaj kolonie ishte dhe humanisti i madh shqiptar Martin Berdheti (Marin Barleti) mirditasi (Q. Malit) qė u shkollua pėr prift dhe shėrbeu nė Shkodėr. Po kėshtu nė kėto familje tė kėsaj Kolonie ishte dhe Leonik Tomėn.

Vdėrsa njė valė emigrimi diēka mė e vogėl ka ndodhur nė drejtimin e Durrėsit pėr Halinė Veriperėndimore. Keshtu u krijua njė koloni shqiptarėsh nė Gjenova por dhe koloni tė tjera nė bregdetin e “Rivieres Italiane”.

2.Vala e emigrimit merr me vete prijėsit dhe aristokracinė e Mirditės dhe Dukagjinit.

Duhet theksuar se gjatė periudhės sė sundimit 25 vjeēar tė shtetit shqiptar tė Gjergj Kastriotit – Skėnderbeu krahas aristokracisė sė lartė tė trashėguar mė parė u zhvillua dhe u formėsua njė fisnikėri e re siē ishin nėnpunėsit e kėtij shteti, politikanė, diplomatė, u konsolifua mė tej inteligjenca kryesisht e edukuar nė universitetet katolike perėndimore etj. Kėshtu klasa e fisnikėve dhe aristokracisė nė kėte shtet deri nė fundin e shekullit XV ishte e kosoliduar dhe me mentalitete e kulturė si kudo nė vendet mė tė civilizuara perėndimore. Kėtu, nė kėtė kohė spikat aristokracia mirditase, veēanėrisht shtresa e politikanėve dhe e intelektualėve qė mė vonė spikasin dhe bėhen tė famshėm nė mendimin intelektual e humanist europian.

Pas vdekjes sė Gj. Kastriotit – Skėnderbeut prijėsat dhe shtresa intelektuale qė pėrbėnte dhe “trurin” dhe “palcėn” e “Kombit” qė kishte nisur tė formohej u godit, u “kosit” u islamizua dhe pjesa mė e ndritur emigroi pėr nė Itali, Greqi dhe Dalmaci etj, duke shkėlqyer dhe ndihmuar nė evoluimin e civilizimit tė popujve europianė nė pamundėsi pėr t’i kontribuar progresit tė atdheut dhe kombėsisė shqiptare.

“Mėrgimtarėt e parė nė Itali thuhet se janė vendosur atje 1443, nė kohėn kur Alfonsi V i Napolit pajtoi pėr luftė trupat shqiptare nėn komandėn e Dhimitėr Rėrės. Pas luftės Dhimitėr Rėra u bė guvernator i Kastra Rexhios dhe kėtu u themeluan 12 fshatra shqiptare afėr Katanzaros, nė skajin Jugor tė Italisė dhe nė Sicili” 9.

Pas fushatės sė Skėnderbeut, prijėsit mirditas dhe gjithė arbėrisė, nė Italinė e Jugut mė 1462 atij i falėn toka tė shumta nė tė cilat u vendosėn ushtarakė tė lartė tė plakur e tė lodhur nga lufta.

Po nė Italinė e Jugut u vendos pas 1469 familja e Gj. Kastriotit, i biri i tij Gjoni etj ndonėse pėr kėtė familje nė fillim u hezitua tė pronohej nga Ferdinanti i Napolit jo se nuk donte por u frikėsua se mos pėr kėtė shkak mund tė bėheshin zotėrimet e tija objekt sulmi i P Osmane. Mė vonė ndėrhyri dhe Papa dhe e pranoi.

“Nė vitin 1387 njė familje tregtare nga Durrėsi mėrgoi nė Republikėn e Gjenovės brenda njė shekulli ajo u bė nga mė tė pasurat nė rajon. Dazhi apo presidenti i parė i Republikės sė Gjenovės ishte Xhakomo Durazzo, kurse gjashtė presidentė tė tjerė dhe dy kardinalė mbanin mbiemra qė dėshmonin pėr origjinėn e tyre shqiptare”

Mė 1479 pas rėnies sė Shkodrės falė marrveshjes sė kapitullimit shpėtuan njė pjesė e mirė e garnizonit luftarak dhe disa prijės tė tyre ndėr to dhe familja e shquar mirditase nga Gjazi i Kacinarit, Gjon, Pal dhe Andrea Gazulli (me banim nė Shkodėr).

Andrea, Gjon dhe Pal Gazulli i kishin dhėnė njė ndihmesė tė madhe diplomatike dhe politike shtetit tė Gj Kastriotit – Skėnderbeut. Gjoni i cili mė 1430 ishte diplomuar pėr matematikė dhe Astronomi nė Universitetin e Padovės. Pikėrisht ky universitet e ftoi tani si petagog i Astronomisė dhe u bė mjaft i njohur si “Joannis Gini Gazuli da Albania”

Marin Barleti (Martin Bardheti – ka mundėsi tė jetė nga Berdheti i Q Malit) u bė i njohur nė gjithė Evropėn me dy veprat e tij nė latinisht “Jeta dhe vepra e Skėnderbeut” dhe “Rrethimi i Shkodrės”, rrethim tė cilin e kishte pėrjetuar vetė.

Leonik Tomeu (1456 – 1531), mėrgoi nė Venedik dhe u ftua nė vitin 1497 tė jepte filozofi nė Universitetin e Padovės. Pėr 30 vjet Tomeu u dallua pėr dhėnien nė origjinal tė filozofisė sė Aristotelit. Ndėr nxėnėsit e petagogut L Tomėn ka qenė dhe Astronomi i famshėm Nikolla Kopernikut i cili ndėr tė tjera ka thėnė se arritjet e tija nė shkencė ia dedikonte petagogut tė famshėm Leonik Tomėn.

Njė tjetėr refugjat qė mbėrriti nė Venedik mė 1479 (pas rėnies sė Shkodrės) ka qenė Marin Bicikemi (1468-1526) i cili nė moshėn 11 vjeēare prej 30 pjestarėve tė familjes sė tij, 26 i kishte parė tek vdisnin duke mbrojtur Shkodrėn.

Marin Bicikemi shkruajti komedinė mbi Ciceronin romak, Plinin etj dhe dha mėsim nė retorikė nė Universitetin e Padovės.

Andrea Aleksi (Ndre Lleshi) (1425-1505) i ardhur nė Milano dhe kontributin kryesor nė bėrjen e veprės sė “Altarit Shqiptar” prej mermeri dhe qė u vendos nė katedrėn e Milanos. Ky ishte arkitekt, skulptor dhe piktor i shquar.

“Prej kėtyre refugjatėve tė shekullit XVI ėshtė dhe familja e ndritur Albani nė Romė (me origjinė nga Laēi). Kjo familje i dha kishės katolike shumė prelate tė njohur ndėr tė cilėt dhe Papa Klementi XI (1700-1721) dhe shumė kardinalė.

Aleksander Albani kujdestar i librarisė sė Vatikanit ndėrtoi nė vitin 1758-1760 shtėpinė e tij tė mrekullueshme nė fshat, Villa Albani, pėr tė vendosur aty koleksionin e tij tė pasur me kryevepra tė artit modern e antik, tė cilat tani zbukurojnė muzeumet kryesore tė Evropės. Njė tjetėr kontribut ishte piktori i talentuar Francesko Albani” 12.

Edhe Franca pėrfitoi nga mėrgata shqiptare. Konti Zhyl Tomeu qe njė nga filantropėt mė tė mėdhenj tė Francės dhe perkthyes i shkėlqyer i veprave tė Aristotelit, tė veprave tė keshilltarit tė Aleksandrit tė Madh etj.

Shumė mėrgimtarė tė tjerė u bėnė princėr Katolik nė shumė vende perėndimore, drejtues luftarak nė ushtrine Spanjolle etj.

“Nė pjesėn mė tė madhe kėta mėrgimtarė pėrfaqsonin eliten e Kombit shqiptar, udhėheqjen e tij. Ata dhanė ndihmesin e tyre nė zhvillimin e vendeve tė tjera. Mirėpo, fatkeqėsisht, kėta mėrgimtarė varfėruan Shqipėrinė” 13.

Source

"Deal with Reality, or Reality will Deal with You."

Edited by: albquietman at: 10/19/04 7:23 am
Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Unknown
(6/14/05 7:52 pm)
Reply

Unknown
(This post is missing and can not be restored)

Page 1 2 << Prev Topic | Next Topic >>

Add Reply

Email This To a Friend Email This To a Friend
Topic Control Image Topic Commands
Click to receive email notification of replies Click to receive email notification of replies
Click to stop receiving email notification of replies Click to stop receiving email notification of replies
jump to:

- Illyria (Balkans) Forums - Toskeria / Chams / Labs.. - Balkan Links (1200+) -

Powered By ezboard® Ver. 7.32
Copyright ©1999-2007 ezboard, Inc.